Data Center

VMware blenë kompaninë Wanova

May 24 2012
0 Shpërndarje
VMware blenë kompaninë Wanova

VMware njoftoi se ka blerë kompaninë Wanova, që është zhvillues softueri për centralizim dhe thjeshtësim të menaxhimit të imazheve në desktop fizikë dhe virtual.

VMware për desktop virtual, View dhe produkti i Wanova-së për menaxhim dhe rikuperim të bazuar në cloud Mirage do të ndihmojnë zgjerimin e beneficioneve operacionale të menaxhimit qendror të imazheve.

Edhe View edhe Mirage ofrojnë menaxhim të centralizuar të imazheve në desktop me përparësinë kryesore që është lehtësia e instalimit të arrnimeve.

Ekspertët e VMware thonë se dallimi kryesor midis këtyre dy produkteve është që View i VMware ekzekutohet në serverë në qendra të të dhënave dhe përdor një protokoll grafik në largësi si ndërfaqe të përdoruesit, derisa imazhet e Mirage transmetohen dhe ruhen lokalisht për ekzekutim nga ana e klientit.

Mirage mund të përdoret për funskione të ndryshme, përfshirë lehtësimin e migrimit të Sistemit Operativ e poashtu edhe transferimin e imazheve të Windows 7 në pikat përfundimtare dhe i zëvendëson ato me imazhet e XP pa pasur nevojë për intervenimin e IT-së.

Softueri mund të përdoret edhe për të ruajtur backup, dhe për të restauruar aplikacionet dhe skedarët personal në çdo harduer të përshtatshëm.

VMware planifikon të përdor Mirage si një ndër teknologjitë themelore për ndërtimin e një blloku të madh për ofrimin e aplikacioneve të Windows me anë të shërbimit Horizon.

Horizon Application Manager unifikon menaxhimin e çdo softueri si shërbim, dhe aplikacioneve të Windows me anë të një katalogu, dhe shpërndanë aplikacionet tek përdoruesit.

Se kur do të shihen rezultatet e para të këtij shërbimi ende nuk dihet. (CIO.al)

Lajmet e fundit>