Business & Management

Vlera totale e monedhave dixhitale Bitcoin në treg arrin në 14 miliard dollar

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Vlera totale e monedhave dixhitale Bitcoin në treg arrin në 14 miliard dollar

A sticker reading "Bitcoin accepted here" is displayed at the entrance of the Stadthaus town hall in ZugVlera totale e të gjitha monedhave dixhitale Bitcoin shënoi një shifër rekord ditën e sotme në 14 milion dollar. Nisur nga ky lajm i mirë monedha shënoi një rritje me 5% për të arritur nivelet më larta në tre vite duke dyfishuar çmimin vetëm këtë vit.

Çmimi i një bitcoin arriti në 875 dollar në bursën europiane të Bitstamp dhe është pika më e lartë që nga 2014-ta. Në fillim të këtij viti një bitcoin këmbehej me 435 dollar. Shumica e ekspertëve ja atribojnë këtë rritje zhvlerësimit të jeni kinez i cila ka rënë me 7% gjatë 2016-tës.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e monedhave bitcoin këmbehen në Kinë dhe çdo rritje e kërkesës në këtë vend do të thotë impakt direkt në vlerën e monedhës.

Bitcoin u bë i njohur për mënyrën e funksionimit të sistemit monetar dixhital i cili transferohej në mbarë globin me anonimitetin e plotë pa nevojën e një autoriteti qëndror.

Por monenadha dixhitale është shumë larg vlerës që kishte në 2013-tën kur arriti deri në 1,163 dollar në bursën e Bitstamp. (CIO Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>