Business & Management

Vlera e tregut të Apple bie nën 600 miliardë dollarë

Oct 9 2012
0 Shpërndarje
Vlera e tregut të Apple bie nën 600 miliardë dollarë

Edhe pse këto ditë u fol mbi faktin që Apple kishte porositur mbi 10 miliardë iPad Mini, rënia e çmimit të aksioneve gjatë këtij tremujori ishte e pashmangshme.

Vlera e aksioneve të Apple ra nën 640$ ditën e hënë, ekzaktësisht 636.66$ për aksion, duke bërë që vlera e tregut të kompanisë të bjerë nën 600 miliardë $ për herë të parë në dy muajt e fundit. Kjo do të thotë një zvogëlim me 50 miliardë $ në tre javët e fundit.

Apple vazhdon të jetë kompania më e vlerësuar në botë

Në mes të shtatorit, aksionet e kompanisë filluan të tregtoheshin me 700$ si pasojë e iPhone 5, por pas prezantimit të tij, çmimi ka pësuar vazhdimisht rënie.

Së fundmi, greva e punëtorëve të fabrikës Foxconn në Kinë, që merrej me prodhimin e iPhone 5, ndikoi negativisht në vlerën e tregut.

Gjithsesi, Apple vazhdon të jetë kompania më e vlerësuar në botë. Exxon Mobil renditet në vend të dytë me një vlerë tregu aktuale prej 426 miliardë $.

Google, është kompania e dytë teknologjike në botë, me një vlerë prej më pak se 250 miliardë $. Aktualisht, vlera e tregut të Apple qëndron në 599 miliardë $. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>