Business & Management

Vlera e Snapchat bie me 1% pas përfundimit të afatit për shitjen e aksioneve

Aug 1 2017
0 Shpërndarje
Një raport pozitiv i cili pritet të publikohet më 10 Gusht mund të çojë në rritje e ndjeshme të vlerës së aksioneve. Vlera e Snapchat bie me 1% pas përfundimit të afatit për shitjen e aksioneve

Snap, kompania e administratore e Snapchat, e mbylli ditën e Hëne me rënien prej 1% të vlerës së aksioneve pas përfundimit të afatit i cili bllokonte shitjen e aksioneve që nga dalja në bursë.

Ndërsa shumica e investitorëve dhe bashkëthemeluesve kishin mundësi të shisnin aksionet ditën e Hëne, punonjësit janë ende të ndaluar nga shitja deri më 14 Gusht.

Gjithashtu pritet publikimi i raportit të dytë financiar (http://bit.ly/2w1AmA6) që nga dalja në bursë e Snapchat. Kjo do të thotë se javët në vijim do të dominohen nga paqartësi.

Një raport pozitiv i cili pritet të publikohet më 10 Gusht mund të çojë në rritje e ndjeshme të vlerës së aksioneve.

Nëse përfundimi i afatit i cili ndalon shitjet e aksioneve nga punonjësit të Snapchat nuk ndikon në lëvizjen masive të aksioneve, atëherë investitorët mund të vijojnë të marrin frymë lirisht.

Problemet e Snap në javët e para nga dalja në bursë tregojnë se konkurrenca e ashpër e Facebook ka dhënë frytet e veta. Twitter nga ana tjetër ka parë investitorët teksa humbin besimin pavarësisht një IPO-je të suksesshme.

IPO e saj ishte 17 dollar për aksion (http://bit.ly/2uU7glX) gjatë muajit Mars ndërsa të Hënen ishte 13.67 dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>