IT Organizate

Vlera e Apple kalon 600 miliardë dollarë

Apr 11 2012
0 Shpërndarje
Vlera e Apple kalon 600 miliardë dollarë

Të martën vlera e aksioneve të Apple kaloi mbi 600 dollarë, vetëm një muaj pasi këto aksione kishin kapërcyer shifrën prej 500 dollarëve. Është kjo hera e parë që një kompani ka vlerë më të madhe se 600 miliardë në treg.

Në mëngjes aksionet ishin ngritur deri në 644$ për të rënë në 629$ në drekë. Vetëm një kompani tjetër kishte arritur vlerën mbi 600 miliardë dollarë. Sipas Associated Press, kompania Microsoft kishte pasur vlerë prej 619 miliardë dollarëve me 30 dhjetor të vitit 1999. Tani Microsoft ka vlerë diku rreth 260 miliardë dollarë.

Ajo çfarë e bën këtë lajm edhe më senzacional janë rrethanat në të cilat këto stoqe po rriten. Javën e kaluar u njoftuar për numër të varfër të vendeve të re të punës në SHBA, dhe gjithashtu vazhduan brengat për krizën e borxheve evropiane që ndikoi në rënien e shkëmbimeve në shumicën e bursave.

Aksionet e Apple këtë vit janë rritur për 59% dhe një pjesë e analistëve kanë deklaruar që këto aksione kanë qenë të nënvlerësuara nga tregu përkundër të hyrave dhe fitimeve të mëdha të kompanisë të krijuar falë pajisjeve të bazuara në sistemin operativ iOS.

Një gjë që po i lë të zënë analistët është kufiri i vlerës së këtyre aksioneve, më saktë shifra se deri sa mund të rriten. Javën e kaluar një lajm senzacional kishte kapluar faqet e para të gazetave duke vendosur një çmim prej 800$ për një aksion, dhe një synim prej 1001$ që do të rriste vlerën e kompanisë në 1 trilionë dollarë. Brian White, analisti që vlerësoi shifrat e mësipërme, arsyetoi mendimin e tij me fillimin e shitjeve të iPhone në operatorin telefonik më të madh kinez, China Mobile, si dhe linçimin e Apple TV. Sipas tij këto dy veprime do të zgjeronin të hyrat dhe profitet e Apple.

Lajmet e fundit>