Aplikacione

VLC 2.0.2 tani përkrahë ekranet Retina

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
VLC 2.0.2 tani përkrahë ekranet Retina

Lexuesi i popullarizuar për media VLC është azhurnuar në versionin 2.0.2 dhe megjithë numrin e vogël të azhurnimit, ndryshimet janë shumë të dukshme. Lajmi i madh është shtimi i përkrahjes për paraqitjen Retina, kështuqë nëse keni investuar në një MacBook Pro të ri, ky është një aplikacion që do t’ju mundësoj të merrni përparësinë e plotë të ekranit të përmirësuar.

Përkrahja për paraqitjen Retina nënkupton që jo vetëm videot mund të shihet në një cilësi shumë më të mirë, por gjithashtu edhe nëntitujt dhe pjesët tjera të vendosura për një skedar të caktuar mund të paraqiten në një rezolucion shumë më të madh.

Është e qartë që nga ky azhurnim, më së shumti mund të përfitojnë përdoruesit e OS X dhe për më tepër për opsionin e ri të paraqitjes, një numër i problemeve të njohura poashtu janë adresuar. Leximi i “Blu-ray” është përmirësuar dukshëm dhe problemet me të cilat janë ballafaquar përdoruesit me rrotullimin, kapjen dhe zmadhimin e videove poashtu janë ndrequr.

Ndryshimet dhe shtojcat e vendosura përfshijnë përkrahjen më të mirë për formatet e skedarëve të kompresuar dhe daljet e Ueb kameras H.264. Problemet e versioneve paraprake me qasjen në HTTP përmes proxy, dhe problemet me llojet e caktuara të skedarëve poashtu janë eliminuar.

Zhvillimi që është ende në proces e sipër i VLC-së, pjesërisht për OS X, do të thotë që ky azhurnim do të jetë njëri më mbresëlënësit aktualisht në dispozicion. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>