Internet

Vjen Windows Store

Dec 8 2011
0 Shpërndarje
Vjen Windows Store

Microsoft do të hap shërbimin Windows Store për konsumatorët e tyre në shkurt të vitit të ardhshëm. Windows Store do të jetë dyqani për aplikacione të ndryshme që do të përdoren në sistemin operativ Windows 8 dhe Windows Phone 7.

Për herë të parë ky dyqan u përmend në shtator të këtij viti kur Microsoft njoftoi për Windows Store si mënyrë e distribucionit për aplikacionet e stilit Metro dhe pjesë të Windows 8.

Me Windows Store, Microsoft provon të konkurroj me Apple dhe kompanitë tjera që kanë dyqane online për blerjen e aplikacioneve, dhe ngjashëm do tu ofroj zhvilluesve një pjesë të të hyrave nga aplikacionet. Në fillim kjo pjesë do të jetë 70% të të hyrave nga aplikacione për të kaluar në 80% sapo zhvilluesit të kenë arritur në 25 mijë dollarë të fituar.

Nga Microsoft presin që Windows Store të jetë i pranishëm në 231 tregje në mbarë botën. Lançimi zyrtar pritet të bëhet në shkurt të vitit 2012, atëherë kur pritet të dal edhe beta versioni i parë i sistemit operativ Windows 8.

 

Lajmet e fundit>