Mobile

Vjen Wi-Fi CERTIFIED – revolucion për hotspote

Mar 23 2011
0 Shpërndarje
Vjen Wi-Fi CERTIFIED – revolucion për hotspote

Cisco, Wi-Fi Alliance, dhe telekomet kërkojnë të sigurojnë dhe të thjeshtësojnë Wi-Fi hotspotet. Kjo pritet të realizohet me anë të programit të quajtur Wi-Fi CERTIFIED që si qëllim ka të thjeshtësoj funksionimin nëpër hotspotet për pajisjet mobile.

Ky projekt i filluar nga Wi-Fi Alliance do të provoj të thjeshtësoj qasjen e përdoruesve nëpër Wi-Fi hotspotet, njëkohësisht duke siguruar një siguri bazike.

Shoqata jopërfituese Wi-Fi është duke bashkëpunuar me Cisco dhe kompanitë globale të telekomit që të prodhojnë një rrjet global të hotspoteve ndëroperative që përdoruesit mund qasen lirshëm, të bredhin, dhe ti përdorin që të kalojnë në mes të lidhjeve mobile broadband dhe lidhjeve Wi-Fi.

Megjithatë duhet të kemi parasysh që kjo si qëllim primar ka telefonat e mençur, pasi që ofruesit e shërbimeve wireless po tentojnë të zvogëlojnë të dhënat mobile broadband nga lidhjet e tyre mobile Wi-Fi në mënyrë që të reduktojnë ngjeshjen. Sidoqoftë, kjo mund të ndikojë edhe tek tabletët dhe laptopët që përdorin çipa integrues mobil. Pajisjet do të kenë nevojë të kenë të instaluar dhe të aktivizuar një SIM kartelë, sepse kjo metoda e propozuar për vërtetimin e qetë të pajssijeve në këtë uber-mesh-lidhje të hotspoteve globale.

Sasia e të dhënave në rrjetet celulare pritet të dyfishohet nga 2.3 terabajt në vitin 2011 deri në 4.5 terabajt në vitin 2012. Kompanitë celulare po zgjerojnë Wi-Fi hotspotet e tyre aty ku duhet të lirohet hapësira. Ato për momentin kanë rreth 750.000 Wi-Fi hotspote të tilla, me plane që të dyfishojnë këtë numër në 1.5 milionë deri në vitin 2014.

Cisco ka pranuar që të filloj të ndërtoj një mekanizëm rrjeti që do të përkrahte iniciativën Wi-Fi CERTIFIED dhe France Telecom-Orange është një nga ofruesit e parë të wireless që ka pranuar të bashkëpunoj.

Wi-Fi Alliance ka cekur katër komponentë kryesor në programin Wi-Fi CERTIFIED:

1.    Zbulimi dhe zgjedhja e rrjetit: Pajisjet zbulojnë dhe zgjedhin në mënyrë automatike rrjetin bazuar në preferencat e konsumatorit, polisat e operatorit dhe optimizimin e rrjetit.
2.    Qasja e efektshme në rrjet: Në shumë raste, pajsisjet në mënyrë automatike do të sigurojnë qasje në rrjet bazuar në mekanizmat kredincial, si kartelat SIM, të cilëat përdoret gjerësisht në pajisjet celulare sot.
3.    Llogari e menjëheshme provizioni: Proesi i themelimit të një llogari të re përdoruesi në pikën e qasjes do të jetë i efektshëm, duke menjanuar hapat e përdoruesit që sjellin një metodologji provizionale të zakonshme tek tregtarët.
4.    Siguria WPA2: Transmetimet në-ajër janë të kriptuara duke përdorur teknologjinë e fundit të sigurisë.

Wi-Fi Alliance ka përcaktuar njoftimin zyrtar për Wi-Fi CERTIFIED me fillimin e konferencës CTIA Wireless në Orlando. Natyrisht, që kjo të ketë sukses do të jetë e nevojshme përkrahja e afërt e ofruesve të wireless.

Lajmet e fundit>