Harduer

Vjen Ultrabook-u i parë i Dell, XPS 13

Feb 24 2012
0 Shpërndarje
Vjen Ultrabook-u i parë i Dell, XPS 13

Dell do të filloj të shpërndaj ultrabook-un e parë të saj, XPS 13 në SHBA dhe Kanada nga fillimi i javës së ardhshme, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga kjo kompani.

XPS 13 ka një ekran 13 inçësh Gorilla Glass dhe bën pjesë në kategorinë e re të laptopëve të hollë dhe të lehtë që Intel i ka emëruar si ultrabooks. XPS 13 ka procesorë Core të Intel të bazuar në mikro-arkitekturën Sandy Bridge.

Ultrabook-u me procesorin Core i5 do të kushtoj 999$, derisa do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë më vonë në mars.

Ultrabook ka një dizajnë të hollë si MacBook Air i Apple, dhe nga Dell deklarojnë që XPS 13 ka një kornizë 11 inçësh, që do të kursej hapësirë tavoline. Peshon 1.35 kilogram dhe është i gjerë 6 mm. Bateria mund të zgjat deri në 8 orë me një mbushje. Gjithashtu XPS 13 përkrah deri 256 GB hapësirë SSD dhe 4 GB RAM.

Disa XPS 13 përmbajnë teknologjinë Smart Connect, që i mban laptopët të lidhur me internet dhe kur janë në gjendjen e fjetur ashtu që të mund të freskohen e-maili dhe rrjetet shoqërore. Kjo veti do të jetë në dispozicion për ultrabook-ët tjerë së shpejti.

Megjithatë çmimi fillestar duket të jetë një pengesë për suksesin e XPS 13. Shumica e konsumatorëve janë të “ftohur” nga ultrabook-ët që kushtojnë më shumë se 800$, të cilët janë kaq të shtrenjtë për shkak të çmimit të pjesëve të tyre të shtrenjta. Sidoqoftë nga Intel deklarojnë që do të ulin çmimet e ultrabooks deri në 699$ në fund të vitit.

Në çerekun e ardhshëm Intel do të prezantoj procesorët e rinj Core të bazuar në mikro-arkitekturën Ivy Bridge, të cilët do të sjellin grafikë dhe performancë më të mirë në ultrabook. AMD ka deklaruar që do të konkurrojnë ultrabook-ët e Intel duke ofruar procesorë që do të zbresin çmimet e laptopëve të hollë deri në 500$.

Lajmet e fundit>