Mobile

Vjen Skype për Windows Phone

Feb 28 2012
0 Shpërndarje
Vjen Skype për Windows Phone

Përdoruesit e Windows Phone tani mund të qasen në shërbimin për thirrje në internet, Skype.

Versioni testues beta i Skype për Windows Phone tani mund të shkarkohet nga Marketplace.

“Versioni i artë” i aplikacionit do të jetë në dispozicion në muajin prill. Derisa versioni beta është testuar dhe certifikuar për celularët Lumia 710 dhe Lumia 800 të Nokias, Titan dhe Radar të HTC, dhe Focus S dhe Focus Flash të Samsung.

Me beta versionin e Skype për Windows Phone, përdoruesit mund të realizojnë audio dhe video thirrje falas me kontaktet tjera që përdorin këtë shërbim në rrjetet 3G, 4G ose Wi-Fi derisa kjo nuk faturohet nga operatorët. Kur të bëni thirrje me Skype rekomandohet përdorimi i lidhjes Wi-Fi.

Përdoruesit gjithashtu mund të realizojnë thirrje në telefonat tokësor dhe mobil duke paguar për Skype Credit. Veçoritë tjera lejojnë krijimin dhe realizimin e bisedave në grupe, freskimin e profilit të tyre dhe informatave të llogarisë.

Një video në YouTube tregon se si Skype ka adaptuar ndërfaqen të përshtatet me Windows Phone. Gjithashtu në bllogun zyrtar thuhet që “Ky është vetëm fillimi i Skype për Windows Phone… vetëm sa do të bëhet mirë e më mirë.”

Lajmet e fundit>