Internet

Vjen sistemi vet-reklamues i Twitter

Mar 27 2012
0 Shpërndarje
Vjen sistemi vet-reklamues i Twitter

Ashtu siç kishim paralajmëruar këtu në CIO.al muajin e kaluar, Twitter ka filluar të me shërbimin e ri për një grup të caktuar biznesesh të cilat do të përdorin platformën vet-reklamuese për të krijuar cicërima dhe llogari të promovuara.

Të gjithë kompanitë me qasje fillestare në këto produkte të promovuara do të jenë klientë të American Express dhe pronarë të kartelave të tyre. Kjo kompani ka bashkëpunuar me Twitter në platformën e re duke ofruar nga 100$ kredit falas për reklama 10 mijë bizneseve të para. Këto biznese do të fillojnë të njoftohen për përzgjedhjen e tyre që nga dita e martë. Ky proces do të vazhdoj brenda javëve të ardhshme.

Llogaritë e promovuara i sugjerojnë brendet e kompanive të caktuara përdoruesve të thjeshtë të Twitter të cilët kanë interesa të ngjashme me brendin që ndjekin. Cicërimat e promovuara marrin cicërimat e caktuara nga reklamuesit, ato që mendojnë se janë më inspiruese, dhe i shfaqin në rezultatet e kërkimeve të përdoruesve. Këto cicërima të promovuara shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit.

Bizneset e vogla paguajnë vetëm kur llogaria e tyre është ndjekur ose kur dikush është lidhur me cicërimën e tyre të promovuar.

Twitter kishte lançuar këtë platformë reklamuese me një numër të kufizuar të reklamuesve në muajin nëntor, por ka mbetur e mbyllur për shumicën e bizneseve të vogla.

Twitter është një kompani e vogël private dhe nuk tregon shifrat e të hyrave nga reklamat, por vlerësohet që të hyrat totale, përfshirë edhe reklamat këtë vit do të shkojnë në 259.9 milionë dollarë.

Lajmet e fundit>