Mobile

Vjen shfletuesi i webOS

Feb 21 2012
0 Shpërndarje
Vjen shfletuesi i webOS

Vetëm pak javë pas lançimit të pjesëve të para të webOS për komunitetin open-source, kompania HP tashmë vjen me pjesë tjera.

Jo vetëm që njoftuan se kanë zgjedhur modelin qeverisës për Open webOs në Apache Way, por nga HP tashmë kanë publikuar pjesët e para në open-source për sistemin e tyre operativ mobil, përfshirë edhe shfletuesin e ri të quajtur Isis.

“Me forcën e komponentëve të publikuar, një zhvillues mund të krijoj një mjedis të përshtatshëm që mund të ndërtohet në çfarëdo ueb-platforme,” deklarojnë nga HP.

Pas lançimit të aplikacionit për strukturën e webOS të bazuar në Linux, Enyo 2.0 muajin e kaluar, HP javën e kaluar ka deklaruar që shtesat për ndërfaqen e kësaj strukture do të jenë në dispozicion deri në fund të këtij muaji.

Duke aktivizuar krijimin e aplikacioneve që lehtë mund të lidhen me platforma tjera mobile dhe ueb-shfletues tjerë, Enyo tashmë është shkarkuar 40 mijë herë për vetëm 3 javë.

HP gjithashtu ka zgjedhur QtWebKit (cute WebKit) për të ofruar bazë për ueb eksperiencë me anë të Open webOS, dhe javën e kaluar ofruan shfletuesin e ri të bazuar në QtWebKit.

Isis ofron përkrahje të zgjeruar për standardet HTML5 dhe CSS3, si dhe Adobe Flash dhe shtesën tjetër Netscape Plug-in API.

Isis është i përshtatshëm me pajisjet HP TouchPad që operojnë në webOS 3.0.5.

Lajmet e fundit>