Internet

Vjen Google Drive

Apr 25 2012
0 Shpërndarje
Vjen Google Drive

Google Drive edhe zyrtarisht është pjesë e shërbimeve më të reja të kompanisë Google. Siç bën zakonisht kjo kompani, edhe ky shërbim së pari është në dispozicion të një pjese të caktuar të cilët do të provojnë këtë shërbim pas kërkesës së tyre me anë të e-mail.

Google Drive do tu ofroj hapësirë cloud deri në 5GB pa pagesë për ruajtjen e dosjeve në internet, që është një rritje prej 4GB më shumë se që ishte në dispozicion me shërbimin e tashëm Google Docs. Kapacitetet shtesë mund të blihen duke filluar nga 20GB me çmim prej 4$ për një muaj.

Ashtu siç pritej ky shërbim do të ofroj përkrahje për të kërkuar dokumentet dhe imazhet me teknologjinë OCR (Optical Character Recognition).

Gjithashtu do të jetë në dispozicion një ndërfaqe e bazuar në ueb që ofron qasje deri në 30 dosje të ndryshme përfshirë video HD, Photoshop, dhe Illustrator.

Për më tepër Google do të lançoj aplikacionet për PC, Mac dhe pajisje që operojnë me Android. Këto aplikacione mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e Google dhe njihen me emrin GDrive. Gjatë javëve të ardhshme Google pritet të ofroj edhe versionin e aplikacionit për sistemin operativ iOS. /cio.al/

Lajmet e fundit>