Mobile

Vjen Galaxy Ace me më shumë memorie

Jan 4 2012
0 Shpërndarje
Vjen Galaxy Ace me më shumë memorie

Samsung Electronics ka lançuar versionin e ri të bazuar në Android të celularit të mençur Galaxy Ace Plus që do të ketë procesor më të shpejtë, më shumë memorie dhe një ekran pak më të madh se pararendësi i tij.

Procesori prej 1GHz do të vë në funksion celularin që është një përmirësim solid prej procesorit 800MHz që ishte në versionin origjinal. Përmirësim më të madh ka pasur në RAM memorien e cila është dyfishuar tani në 512MB. Rezolucioni prej 480×320 pikselë nuk ka ndryshuar, por është rritur madhësia e ekranit nga 3.5 inç në 3.65 inç.

Galaxy Ace Plus do të jetë në treg në Rusi muajin e ardhshëm, për t’u zgjeruar më pas në pjesën e mbetur të Evropës, Amerikën Latine, pjesë të Azisë, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Kinë, pa cekur ndonjë çmim për produktin.

Ace Plus është celulari i parë i Samsung për këtë vit, por sigurisht nuk do të jetë i vetmi pasi kompania pret të lançoj edhe një version të ri të Galaxy S më vonë gjatë vitit. Ky model supozohet se do të ketë ekran prej 1280×720 pikselë, procesorë katër bërthamësh dhe kamerë prej 12 megapikselë.

 

Lajmet e fundit>