Aplikacione

Vjen Chrome 19

May 17 2012
0 Shpërndarje
Vjen Chrome 19

Google ka lëshuar në përdorim versionin e ri të shfletuesit Chrome. Chrome 19 sjell disa veti të reja për përdoruesit e këtij shfletuesi siç janë sinkronizimi i faqeve të hapura dhe shpërndarja e tyre në të disa platforma të cilat përdoren nga një llogari. Kjo veti nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Chrome menjëherë, mirëpo do të zgjerohet gradualisht gjatë javëve të ardhshme.

Falë kësaj përdoruesit e shfletuesit Chrome do të mund të ruajnë faqet e preferuara – bookmark, fjalëkalimet, aplikacionet dhe shtesat dhe ti sinkronizojnë ato ndërmjet disa pajisjeve ku përdoruesit shfrytëzojnë Chrome me një llogari të vetme.

Kjo veti ka qenë e pranishme tek Firefox i Mozilla-s që nga versioni Firefox 4 që është shfaqur para më shumë se një viti.

Chrome 19 përfshin edhe 20 arnime sigurie, nga të cilat tetë ishin vlerësuar si të “rrezikshmërisë së lartë”, niveli i dytë më i lartë sipas Google. Siç bën zakonisht së fundmi, Google ka shpërblyer zbuluesit e këtyre vrimave me të holla. Kësaj radhe ishin zbuluar nëntë vrima nga gjashtë hulumtues të cilët janë shpërblyer me 7500$.

Google ka një periudhë gjashtë javore kur përditëson shfletuesin e saj Chrome. Megjithatë versioni i parafundit i Chrome ishte hedhur në përdorim para shtatë javëve.

Sipas kompanisë Net Applications, Chrome zë 19% të tregut të shfletuesve, derisa StatCounter shpërndarjen e Chrome për muajin prill e kishte vlerësuar në 31%. /CIO.al/

Lajmet e fundit>