Mobile

Vjen aplikacioni për mjek iConsult për iPhone

Aug 5 2011
0 Shpërndarje
Vjen aplikacioni për mjek iConsult për iPhone

Komuniteti më i madh i mjekëve në SHBA është duke punuar në lançimin e një aplikacioni të ri për iPhone që do tu mundësonte mjekëve të konsultojnë njëri-tjetrin në kohë reale.

Sermo që është një rrjet interneti me rreth 130 mijë mjek të verifikuar si anëtar deklaruan që aplikacioni Sermo Mobile iConsult i lejon përdoruesit e iPhone të postojnë rastet e pacientëve në tabela të mesazheve në kohë reale me qëllim konsultimi.

Faqja gjithashtu i lejon mjekët të poston hiperlinqe, dosje PDF, imazhe dhe fotografi radiologjike në definicion të lartë. Mirëpo deri tani faqja nuk përkrah postimin e videove, deklaron udhëheqësi i Sermo’s, Dr. Adam Sharp.

“Qëllimi themelor është që ne të krijojmë një ambient të sigurt online ku mjekët mund të komunikojnë me njëri tjetrin që do të sillte beneficione për ta. Funksioni themelor i uebfaqes është që mjekët mund të vendosin çfarëdo përmbajtje që dëshirojnë në të,” deklaron Sharp.

Ndër përmbajtjet e postuara tashmë në faqe janë: çështje klinike të studiuara, pyetje të lidhura me tretman të veçantë dhe komente për politikën e reformës shëndetësore në SHBA. Deri më tani më shumë se 40 mjekë kanë postuar në uebfaqe, deklaron Sharp.

Faqja krijon të hyra nga tregtarët e shëndetësisë dhe agjencitë qeveritare të cilat mund të komunikojnë me mjekët për të marrë opinionet e tyre me anë të paneleve dhe sondazheve të ndryshme online. Faqja gjithashtu u lejon mjekëve të zgjedhin nga një listë e gjerë e pyetjeve të paracaktuara si “diagnozën ju lutem” dhe “e keni parë këtë?” Ashtu si në korridoret e spitaleve, mjekët në uebfaqe ruajnë mirëbesimin e pacientëve të tyre; emrat dhe informatat tjera të ngjashme nuk janë të lejuara në postime.

Sipas Dr. Sharp, kërkesat për konsultim të vendosura në faqe marrin përgjigje nga anëtarët brenda një intervali nga 5 deri 12 minuta. Deri më tani sipas tij 5,000 mjekë janë regjistruar për iConsult sipas Sharp.

Lajmet e fundit>