Computer

Vizio publikon All-In-One PC Ultrabook ,duke filluar nga 898$

Jun 20 2012
0 Shpërndarje
Vizio publikon All-In-One PC Ultrabook ,duke filluar nga 898$

Në konferencën e elektronikeve (CES) Vizio lajmëroi qëllimet e saj për t’u integruar në fushën e PC, paksa e çuditshme e thënë kjo nga kompania që është lider në shitjen e televizorëve HD LCD në ShBA. Vizio e mbajti këtë premtim dhe lajmëroi sot modelet e reja për PC dhe Ultrabook që ka nxjerrë, duke filluar nga 898$.

PC, me stilin që kanë, ngjajnë si produktet e Apple, por kjo vetëm në pjesën e jashtme, pasi ato kanë sistem operimi Windows. “PC, jo gjithmonë janë bërë një ndërtim të bukur nga jashtë. Përdoruesit duan diçka të hollë dhe elegante që do të jetë e aftë të kryejë shumë procese njëherazi,,” – tha Matt McRae, shefi i teknologjisë në Vizio. “Vizio është apasionante për gjëra të reja, ndërtimin dhe performancën. Ne i dëgjuam konsumatorët dhe krijuam një linjë PC që e bëjnë punën, kanë stil dhe që janë të sofistikuar.”

PC e Vizio janë të disponueshme në madhësi 24 dhe 27 inç Full HD 1080p. Të dyja modelet kanë subwoofer 2.1 për audio, dy porta HDMI, tastjerë dhe maus wireless. Në brendësi kanë modelet e procesorëve i3, i5 apo i7. memorje deri në 8GB DDR3 dhe deri në 1TB HDD, kartë grafike Intel HD 4000 dhe GeForce 640M, porta USB 3.0 si dhe disa specifika të tjera më të vogla.

Më pas vjen notebook me ekran 15.6 inç i mbështjellë me një ndërtim të fortë. Gjithashtu ka Core i3, i5 apo edhe i7, 8GB RAM dhe 1TB HDD, bashkë me një mundësi 32GB SSD, GeForce GT 640M, kamera 1.3 MP, porta USB 3.0, dalje HDMI dhe sistem operativ Windows 7 Home Premium 64-bit.

Së fundi, VIZIO lançoi edhe një linjë laptopi që i rreferohet si “Ultrabook Përfundimtar”. Janë të disponueshme në 14 dhe 15.6 inç dhe kanë të njëjtët modele procesori si më sipër: memorje 4GB, 128GB SSD, Intel HD 4000, USB 3.0, HDMI, 1.3MP Webcam dhe rezolucion 1600×900 (14 inç) ose 1920×1080 (15.6 inç).

Vizio thotë se këto modele do të jenë të disponueshme për blerje në vende si Walmart, Amazon.com, Sam’s Club, Costco, Target dhe Microsoft Store. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>