Business & Management

Vivendi merr bekimin e Komision Evropian për të marrë nën kontroll Telecom Italia

May 30 2017
0 Shpërndarje
Vivendi prej kohësh kishte planifikuar shitjen e aksioneve të Telecom Itralia në grupin e shërbimeve të transmetimeve Persidera. Vivendi merr bekimin e Komision Evropian për të marrë nën kontroll Telecom Italia Photo Source: Reuters

Grupi Francez mediatik Vivendi fitoi aprovimin e Komisionit Evropian për të vijuar me planet e marrjes nën kontroll të Telecom Italia.

Vivendi prej kohësh kishte planifikuar shitjen e aksioneve të Telecom Itralia në grupin e shërbimeve të transmetimeve Persidera.

Shitja e aseteve erdhi pasi Komisioni Evropian ngriti shqetësimin se Vivendi mund të rrisë çmimet e kanaleve televizive për rrjetet televizive italiane pas marrëveshjes së Telecom Italia.

“Në mënyrë që të adresohen shqetësimet lidhur me konkurrencën, Vivendi vendosi të shesë aksionet e Telecom Italia në Persidera,” tha Komisioni.

Drita jeshile e Bashkimit Evropian nuk ka të bëjë me vendimin e autoritet italian të komunikimeve elektronike për zbritjen e kuotës së aksioneve në Telecom Italia dhe Mediaset. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>