Aplikacione

Viti 2012: Suksesi i Internet Explorer

Jan 5 2013
0 Shpërndarje
Viti 2012: Suksesi i Internet Explorer

Internet ExplorerViti që sapo kaloi ishte një vit i mirë për Microsoft Internet Explorer. Sipas të dhënave të fundit nga Net Apps, IE-ja mbizotëroi jo dukshëm në dhjetor, por në përgjithësi e ktheu fatin nga 2011 dhe rimori nën kontroll një sasi të mjaftueshme të tregut të humbur në vitin 2012.

Së pari, le të shohim pas në vitin 2011. Internet Explorer e filloi 2011-ën me 58,35 për qind të tregut të shfletuesve. Deri në fund të vitit 2011, shfletuesi Google Chrome kishte fituar një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të tregut, ndërsa Internet Explorer ra më shumë se gjashtë për qind në 51,87 për qind të aksioneve të tregut.

Kontributi për këtë rënie ishte vendimi i Microsoft-it për të bashkëpunuar me Internet Explorer 9, e kombinuar me fushatën e Microsoft-it, e cila lëkundi përdoruesit për të braktisur Internet Explorer 6. IE6 ra nga 11.9 për qind në 7,33 për qind, për shkak se Internet Explorer 9 nuk ishte i përputhshëm me Windows XP.

Shumë përdorues që kishin hequr dorë nga IE 6, u detyruan të zgjidhnin mes IE8 ose një nga shfletuesit alternativë dhe me sa duket, shumicën e kohës, fituan shfletuesit alternativë. Po ashtu edhe Internet Explore 8 ra (si me thikë) – nga 35% e sipër që ishte në 27%. Megjithatë, rritja e IE9 kompensoi më shumë se duhet për humbjet e pësuara nga IE8. Edhe pse e limituar në Windows Visa dhe Windows 7, IE9 shkoi nga 0.52%-11.48% në 2011.

Internet Explorer ka një shans shumë të mirë për të fituar terren në vitin 2013

Kjo ishte një lojë nga Microsoft-i për të shmangur Windows XP së bashku me IE9, por ajo u shpërbly në vitin 2012 ku biznese dhe konsumatorë kaluan nga Windows XP në Windows 7. IE8 pësoi një ulje më shumë se katër për qind në vitin 2012, ndërsa IE9 fitoi më shumë se dy herë , duke e përfunduar vitin me pothuajse dhjetë për qind. Dy rivalët më të mëdhenj nuk ia dolën dot në 2012.

Si Firefox ashtu edhe Chrome humbën terren, edhe pse pak. Shumica e humbjeve nga Firefox dhe Chrome duket se janë marrë nga Internet Explorer, ndërsa Safari dhe Opera, patën ngritje të lehtë të tregut. Tashmë, Windows 8 dhe Internet Explorer 10 janë ende këtu. Me IE10, Microsoft-i bashkëveproi në mënyrë që Windows Vista të përjashtohej; ndërkohë që Windows 7 përmirësoi tregun, ndërsa Windows XP pësoi rënie.

Ajo që vihet re është se Internet Explorer ka një shans shumë të mirë për të fituar terren në vitin 2013. Edhe pse Internet Explorer është i kufizuar për Microsoft Windows, suksesi i tij është një testament për fuqinë e sistemit operativ Windows. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>