Mobile

Visa do lançojë portofol mobil në SHBA

May 11 2011
0 Shpërndarje
Visa do lançojë portofol mobil në SHBA

altKëtë vjeshtë Visa do të lançojë një portofol të gjerë për shërbime mobile që përfshinë edhe komunikime në fushë të afërt (NFC) dhe teknologji tjera për blerje dhe transaksione person-me-person me anë të pajisjeve wireless.

Projekti, me funksionalitetin “click-to-buy”(kliko për të blerë), do të lançohet në SHBA dhe Kanada këtë vjeshtë thuhet në deklaratën e Visa-s. Visa planifikon të zgjeroj këtë shërbim edhe në shtetet tjera, por akoma nuk ka dhënë detaje për këtë.

Visa, prodhuesi më i madh i kredit kartelave në SHBA, tashmë bashkëpunon me shumë banka amerikane dhe do të punoj edhe me disa tjera shtesë në sistemin e portofolit digjital, përfshirë Barclaycard US, që ka qenë e listuar si njëra ndër anëtaret themeluese të sistemit Isis i themeluar nga tri kompanitë më të mëdha amerikane në këtë fushë vjeshtën e kaluar. Nën Isis, kompanitë do të ofrojnë shërbime të ndryshme wireless dhe NFC. Një pilot test i projektit Isis është planifikuar për mesin e vitit 2012 në Salt Lake City. Isis ka Discover, prodhuesin e katërt më të madh të kredit kartelave si njërën nga anëtaret themeluese.

Bankat dhe institucionet financiare tjera që po punojnë në portofolin digjital të Visa-s përfshijnë edhe Pentagon Federal Credit Union, PNC Bank, Royal Bank of Canada, US Bank, TD Bank Group dhe Scotia Bank.

Visa deklaroi se do të nderoj pagesat cross-channel, që do të thotë se ajo do të konsolidoj llogaritë e shumëfishta Visa dhe pagesat jo-Visa që mund të përdoren në transaksionet mobile, e-commerce, rrjetet shoqërore dhe pikat shitëse.

Lajmet e fundit>