Data Center

Virtualizimi i serverëve: 6 mite menaxhimi

Apr 29 2011
0 Shpërndarje
Virtualizimi i serverëve: 6 mite menaxhimi

Në vitet e kaluara, kur shumica e kompanive filluan implementimin e serverëve virtualë si zëvendësim për serverët fizikë, shfrytëzimi është rritur aq shpejt në mesin e përdoruesve dhe stafit të IT-së, saqë gjysma e të gjitha kompanive tanimë i shtrijnë aplikacionet e reja në serverë virtualë në vend të atyre fizikë, thuhet në një studim të kryer në dhjetor nga IDC. Sipas të dhënave të IDC-ve, thuhet se deri në vitin 2014, rreth 70 përqind e të gjitha punëve në serverë do të funksionojnë në makina virtuale. Në raport me ditët e hershme të virtualizimit, kur menaxherët e njësive të biznesit shumë shpesh vinin në pikëpyetje vendimet e IT-së rreth heqjes së serverëve fizikë në të cilët funksiononin aplikacionet kyçe, tani virtualizimi ngre disa çështje edhe në mesin e vetë menaxherëve të biznesit, thonë disa liderë të IT-së.

 

“Nuk më kujtohet nëse kemi pasur shumë gjëra për të sqaruar”, thotë Brad Thompson, drejtor i infrastrukturës inxhinierike në Target, i cili udhëheq punën trevjeçare për reduktimin e shtatë serverëve të kompanisë, secili prej të cilëve përdor makina virtuale në hipervizorë të Microsoft-it (MSFT) Hyper-V. “Përdoruesit tanë nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë kohë dhe të brengosen rreth infrastrukturës, përveç gjurmimit të kostos”, thotë Thompson. “Ata vetëm pyesin nëse e kemi testuar dhe dëshmuar këtë. Ne u tregojmë atyre vetëm nëse e kemi bërë atë dhe ata e pranojnë këtë.

Kursimet e kostos së virtualizimit janë shumë të rëndësishme dhe teknologjia është aq e gjerë, saqë është shumë e vështirë për përdoruesit të arsyetojnë brengat e të pasurit një server fizik të cilin ata mund ta prekin, edhe nëse ata do të preferonin të kenë një të tillë”, thotë Gary Chen, menaxher hulumtues në Enterprise Virtualization Software të IDC-së. Megjithatë, ekzistojnë ende disa keqinterpretime rreth virtualizimit të serverëve, madje edhe në mesin e kompanive me instalime të mëdha të serverëve virtualë.

1. Nuk e dini ç’lloj serverësh virtualë keni aktualisht.

Duke u bazuar në një anketë të IDC-së për CIO-t dhe menaxherët e lartë të IT-së, Chen thotë se në mesin e kompanive që kanë virtualizime të mëdha të infrastrukturës së tyre dhe përdorin VM për aplikacionet kritike, disa prej tyre përdorin hipervizorë të më shumë se një prodhuesi. “Rreth 70 për qind e njerëzve kanë deklaruar se për momentin përdorin vetëm një hipervizor”, thotë Chen. “Kurse 30 për qind thanë se janë të hapur për përdorimin e dy apo më shumë hipervizorëve.

Gjysma e këtij 30 përqindëshi, rreth 15 për qind në total, deklaruan se me siguri që do të kenë më shumë se një hipervizor në një apo dy vitet e ardhshme.” Shumica e të anketuarve ose e mashtrojnë veten ose nuk shpenzojnë shumë kohë në qendrat e tyre të të dhënave, thotë Dan Olds, shef i Gabriel Consulting Group, i cili mban anketa vjetore për përdoruesit e serverëve të Windows dhe Linux prej pesë vitesh. “Anketat që unë realizoj kanë të bëjnë më shumë me njerëzit e qendrave të të dhënave sesa me CIO apo menaxhmentin e lartë të IT-së, prandaj pikëpamjet e tyre se çfarë nodh me serverët nëpër kompanitë e tyre nuk mund të jenë po aq të sakta sa njerëzit që përballen me VMware (VMW) çdo ditë”, thotë ai. Anketat e Olds-it tregojnë se VMware është hipervizor kryesor dhe përqindja përdorimit të një hipervizori kundrejt shumë hipervizorëve sërish është shumë e vogël.

Olds thotë se “në mesin e kompanive dhe industrive të të gjitha madhësive, rreth 71 për qind e kompanive kanë deklaruar se kanë më shumë se një server virtual. Citrix Hyper-V janë shumë të lirë dhe të lehtë për t’u përdorur, prandaj këto dy lloje mbeten si më të preferuarat dhe më të përdorurat në qendrat e të dhënave.”

2. Rikthimi i madh në investim do të bjerë.

Serverët virtualë vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë më efektive sesa serverët fizikë dhe gjithashtu ofrojnë përdorim më të mirë të harduerit. Mirëpo rikthimi i madh në investim që shumica e kompanive marrin kur fillimisht konvertojnë P në V në një departament ose qendër të dhënash- zakonisht përsëritet në çdo fazë të migrimit- nuk përsëriten çdo vit apo çdo herë që kompania duhet të zëvendësojë serverët e vet, thotë James Staten, nënkryetar dhe analist kryesor në Forrester Research. “Kur të bëni migrime të shumta nga serverët fizikë në ata virtualë, ju mund të bëni kursime masive të kostos.

Por kur e tejkaloni pikën e caktuar të largimit të shumë serverëve fizikë, atëherë kursimet mund të ulen”, thotë Staten. “Njësitë e biznesit zakonisht paguajnë shumë nga rënia në kostot kapitale dhe shpesh nuk i kushtojnë shumë vëmendje pjesës operacionale të buxhetit, që shumë shpesh duhet të rritet për t’iu përshtatur infrastrukturave virtuale”, shprehet Chen. “Rëniet në rikthimin e investimeve do të rriten në kostot operacionale që zakonisht ndodhin kur IT-ja përfundon fazën e fundit të migrimit në serverët virtualë”, vazhdon Chen. “Prandaj, IT duhet të sqarojë pse kostot e përkrahjes mund të rriten”, thotë ai.

3. Kostot e licensimit mund të shumëfishohen.

Serverët virtualë janë më të lirë për t’u lëvizur dhe ruajtur, por megjithatë janë ende serverë dhe vazhdojnë të kushtojnë si çdo server tjetër për softuer apo sisteme operative, thotë Staten. Në fakt, madje edhe kostot e licensimit mund të dalin jashtë kontrollit për kompanitë që mbështeten në fuqinë dhe fleksibilitetin që serverët virtualë mund të ofrojnë duke lançuar më shumë serverë dhe aplikacione se ç’mund të përballojnë buxhetet e tyre. “Nëse keni paguar për një licensë prej 500 serverësh dhe keni përdorur 600 dhe trendi është vazhdimisht në rritje, atëherë ju do të merrni një faturë shumë të lartë”, vazhdon Staten.

“Prandaj, për këtë arsye ekzistojnë edhe shumë rinegociime për marrëveshjet e tilla të lincensave.” Volumi i serverëve të përfshirë ishte arsyeja kryesore që Target kishte vendosur të përdorte Hyper-V të Microsoft-it si produkt primar për serverët virtualë në vend të VMware. “Kostoja është një pjesë e arsyes që kemi vendosur të përdorim Hyper-V”, thotë Thompson nga Target. “Çdo magazinim përdor nga një shërbim dhe kostot e përfshira me aplikacione dhe serverë. Nëse e shumëzoni me 1,755 magazinime, ky numër shumëfishohet nëse nuk i kushtoni vëmendje kontrollimit të kostove.

” Edhe pas kursimit të parave nga zëvendësimi i shtatë serverëve fizikë me dy, pagesat për lincensa shtesë të Windows-it për makinat bazë dhe sisteSkema met operative në çdo VM, të shumëzuar me 1,800 magazinime, është një faturë shumë e lartë, edhe pse Thompson nuk e specifikon se sa mund të jetë kjo faturë. Përdorimi i Hyper-V, që vijnë si veçori falas në Windows Server 2008, na kursen me miliona dollarë në shpenzimet operative vjetore dhe përdor të njëjtat vegla për menaxhim, me po të njëjtat aftësi që përdorim tani”, shton Thompson. “Çdo server ka një licencë bazë -për Windows apo Vmware- si dhe një tjetër për sistem operativ dhe aplikacion”, thotë Chen. “Ai është virtual, por jo falas.”

4. Detyrat e menaxhmentit do të ndryshojnë, por nuk do të zhduken tërësisht.

Një prej përfitimeve kryesore të serverëve virtualë është se ata janë shumë më të lehtë për t’u menaxhuar sesa serverët fizikë për shkak se mund të lançohen, rikonfigurohen dhe të monitorohen nga larg më lehtë s
esa serverët fizikë, duke reduktuar ngarkesën e punës dhe stafin e mirëmbajtjes. “Ky mund të jetë një supozim, por ajo që tregojnë anketat tona është se numri i të anketuarve që deklarohen se virtualizimi e ka bërë më të lehtë menaxhimin ka pësuar një rënie rreth përgjysmë per tre vite”, thotë Olds. Në mënyrë specifike, sipas të dhënave të Olds, vetëm 52 për qind e përdoruesve të serverëve virtualë të bazuar në x86 kanë deklaruar se VM-të e kanë bërë më të lehtë menaxhimin e përgjithshëm të serverëve, kurse 25 për qind kanë deklaruar se VM-të e kanë vështirësuar menaxhimin e serverëve, kurse 22 për qind e të anketuarve nuk janë të sigurt nëse menaxhimi është bërë më i lehtë apo më i vështirë. “Ajo që mbetet e paqartë është se nëse ky është si rezultat i vështirësisë për të menaxhuar serverët kur konsumatorët hedhin më shumë ngarkesë në sistemet e njëjta apo nëse veglat e menaxhimit të disponueshme nuk janë të duhura për këtë punë”, thotë Olds

5. Menaxhimi i performancës do të kërkojë zotësi të gjera të IT-së.

e virtualizuara është se nganjëherë edhe vetë njerëzit e IT-së përgjegjës për to nuk e kuptojnë si të vendosin infrastrukturën për ta menaxhuar më lehtë ose për ta menaxhuar kapacitetin sipas niveleve të kërkuara, thotë Patrick Kuo, një konsulent nga zona e Washington D.C. Kuo ka ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturave web dhe serverëve virtualë në Dow Jones, Gjykatën Supreme të ShBA-ve, Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit dhe së voni për faqen e lajmeve The Daily Caller. Kur serverët fizikë ose turma e serverëve futet në problemet e performancës, menaxherët e IT-së mund t’i përdorin ata në një lidhje më të shpejtë interneti ose të shtojnë serverë- një përafrim që kufizohet vetvetiu për shkak të kostos dhe problemeve logjistike për të shtuar burime të reja fizike, thotë ai.

Infrastrukturat fizike nuk i kanë këto kufizime, prandaj njerëzit e IT-së që dizajnojnë infrastrukturën virtuale duhet të ndajnë burimet e qendrave të të dhënave në një mënyrë që nuk e kanë praktikuar më herët, nëse përvoja e tyre nuk është e kufizuar vetëm në menaxhimin e sistemeve. “Me Daily Caller dhe me disa klientë të tjerë ne kemi qenë në gjendje të kemi një performancë më të mirë falë arkitekturës që e vendos faqosjen e magazinimit në fillim si dhe serverët e aplikacioneve, kurse web serverët i vendos pas, si dhe falë një databaze që ruan dhe mban nga një backup për to”, thotë Kuo. Arkitektura N-tier është një pjesë themelore e dizajnit të qendrës së të dhënave dhe aplikacioneve të ndërrmarrjes, por shumë shpesh ndodh të mos jetë pjesë e prapavijës, përgjegjësisë apo pritjeve të menaxherëve të IT-së, që janë përgjegjës për virtualizimin.

Performanca e serverit dhe e aplikacioneve të tjera të bazuara në këta serverë varet kryekëput nga cilësia dhe kujdesi i menaxhimit të pajisjeve harduerike, prandaj duhet pasur shumë kujdes dhe vëmendje gjatë përdorimit të pajisjeve harduerike në mënyrë që të merrni performancën më të mirë të mundshme nga harduerët që keni në dispozicion. “Njerëzit nuk preferojnë të mendojnë shumë rreth virtualizimit, por veçanërisht në aplikacionet e ndërrmarrjeve ju duhet t’u kushtoni shumë vëmendje detajeve. Ju duhet të vështroni se si janë duke performuar instancat në rrethana të caktuara të punës si dhe të shikoni trendet dhe të bëni disa analiza se çfarë do të mund të ndodhte nëse shfrytëzimi kalon nga 80 për qind në 90 për qind dhe të shtoni burime në atë faqosje”, thotë Kuo.

6. Kostoja nuk është gjëja e vetme që vjen më një shumëfishues virtual.

Jo të gjithë serverët virtualë janë të njëjtë, por çfarëdo që t’i bëni një makine virtuale, atëherë duhet të veproni njësoj edhe me makinat e tjera, thotë Phil Hochmuth, menaxher programi për produktet e sigurisë në IDC. Mënyra më e duhur për të monitoruar serverët fizikë është që të instaloni një agjent të lehtë softuerik që mbledh dhe ofron të dhëna të performancës në konsolën kryesore, shprehet ai. “Me serverë virtualë kjo do të thotë të instaloni një agjent në një server fizik dhe nga një tjetër në çdo VM”, thotë ai. Raporti i dhjetorit të IDC-së rreth virtualizimit të serverëve parasheh një mesatare prej 8.5 VM për server deri në vitin 2014.

Kjo do të thotë se jo vetëm një agjent në një server fizik, por 9 ose 10, ku secili prej tyre përdor burime shtesë dhe kërkon një licensë shtesë. “Përveç problemeve të performancës, ju nuk do të dëshironit që një shumëfishues apo çfarëdo tjetër që përdorni për të menaxhuar këta serverë t’ju kushtojë më shumë se ç’keni mundësi të paguani”, thotë Hochmuth.

Lajmet e fundit>