Historia e kompjuterit

Vin Cerf, ja çfarë do të ndryshonte babai i internetit në momentin e shpikjes së tij

Sep 27 2016
0 Shpërndarje
Vin Cerf, ja çfarë do të ndryshonte babai i internetit në momentin e shpikjes së tij

hlf2015_monday073c_cf-100609896-largeVin Cerf konsiderohet si babai i internet e kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë disa gjëra për të cilat është bërë pishman. Por çfarë do të ndryshonte ai nëse do i jepej mundësia për ta krijuar edhe njëherë?

“Nëse do të kisha pasur mundësia ta justifikoja, implementimi i adresave 128-bit do të ishte gjëja e duhur pa pasur nevojë të përjetojmë këtë tranzicion të dhimbshëm të kalimit nga IPv4 në IPv6,” tha ai për një audiencë gazetarësh në një konference të mbajtur në Gjermani.

IPv4 është versioni i parë publik i protokollit të internetit i cili shfrytëzonte identifikues numerikë 32bit. Së shpejti u kuptua se kjo do të çonte në shterimin e adresave dhe si rezultat u krijuar IPv6 si zëvendësim. Vitin e kaluar Amerikës së Veriut i mbaruan adresat IPv4.

Në aspektin e sigurisë, kriptografia e çelësave publik do të kishte qenë zgjedhja e duhur për Cerf në momentin e krijimit të internetit. E vërteta është se asnjëri prej opsioneve të diskutuar më lart nuk janë marrë në konsideratë atë kohë.

Adresat 128-bit do kishin qenë terësisht të mundura atëherë kohë tha Cerf por kompjuterat ishin kaq të shtrenjtë atëkohë dhe duhej më shumë fuqi kompjuterike saqë na u desh ta linim mënjëanë vijoi ai. Ndrësa kriptografika e çelësave publik u shfaq si term në 1978. (CIO Albanian)

Tags >

Vin Cerf
Lajmet e fundit>