Harduer

Vijnë 4 modele Lumix të Panasonic

Feb 4 2012
0 Shpërndarje
Vijnë 4 modele Lumix të Panasonic

Kompania Panasonic ka paraqitur 4 modele të fotoaparateve të gjeneratës LUMIX të serive TZ dhe FT. Këto fotoaparate sjellin teknologji më të përparuar, si dhe më shumë funksione dhe kapacitete të integruar.

DMC-TZ30 është prodhimi i fundit nga seria TZ e Panasonic e njohur për thjerrëzat e pathyeshme LEICA me kënd 24mm dhe zmadhim optik deri në 20x. Zmadhimi optik është në dispozicion edhe gjatë filmimit Full HD dhe me funksionin Zoom me 2-lëvizje. Gjithashtu ka të integruar edhe mikrofon stereo me opsionin zoom. Sensori MOS ka Ndjeshmëri të Lartë prej 14.1 megapikselësh, ndërsa me Venus Engine, tani imazhet e shkrepura në ndriçim të ulët janë përmirësuar ndjeshëm. Ekrani me prekje inteligjente dhe madhësi 3 inç e bën këtë model të përshtatshëm për udhëtime.

DMC-TZ25 është nga e njëjta seri dhe i ngjashëm me TZ30. Këndi i thjerrëzave është i ngjashëm, derisa zmadhimi optik është deri në 16x. Është i pajisur me POWER O.I.S për të stabilizuar procesin e fotografimit dhe për të kundërvepruar kundër dridhjeve të dorës. Ka sensor MOS 12.1 pikselë dhe gjithashtu Venus Engine LSI. Mund të filmoj video në teknologjinë Full-HD të përputhshme me formatin MP4.Ka edhe teknologjinë iA (Auto Inteligjent) që ndihmon në filmin më të lehtë të videove.

Edhe në serinë FT janë publikuar dy fotoaparat të rinj. I pari është DMC-FT4 që është i përshtatshëm kryesisht për fotografime në natyrë. Ka rezistencë të madhe ndaj ujit deri në 12 metra, ndaj goditjeve deri në 2m, dhe reziston ndaj ngrirjes deri në -10 gradë celsius. Gjithashtu nuk përshkruhet nga pluhuri dhe është i pajisur me sistem të integruar GPS me më shumë se 1 milionë emra, informacione, vende, me busull, lartësimatës dhe barometër që u shërbejnë më shumë aventuristëve në natyrë si zhytje, alpinizëm, surf, apo ski. Ka lente LEICA DC VARIO-ELMAR, sensorin CCD Hi-Speed prej 12.1 megapikselësh dhe përpunim të avancuar të imazhit me Venus Engine LSI. Filmimet realizohen në Full-HD në formatin AVCHD dhe MP4.

Dhe modeli i dytë nga seria FT, është DMC-FT20, që ka shumë ngjashmëri me FT4, por është më i përshtatshëm për përdorim familjar kur ka fëmijë të vegjël dhe për aktivitete aktive në natyrë. Ka sensor prej 16.1 megapikselësh, është i papërshkueshëm nga uji deri në 5 metra, dhe pos rezistencës ndaj ngrirjes deri në 10 gradë celsius, u reziston goditjeve deri në 1.5 metra dhe nuk përshkohet nga pluhur. Ka profil të sheshtë dhe kënd shikimi ultra të gjerë prej 25mm dhe zmadhim optik 4x. Përmban modalitetin iA, dhe opsionin për ngarkimin e imazheve LUMIX Image Uploader, që mundëson ngarkimin e fotografive në Facebook, apo YouTube me anë të PC.

Lajmet e fundit>