Harduer

ViewSonic nxjerr 27’’ IPS dhe 22’’ Android ICS LCD dhe projektorin PRO9000

Sep 18 2012
0 Shpërndarje
ViewSonic nxjerr 27’’ IPS dhe 22’’ Android ICS LCD dhe projektorin PRO9000

Duke festuar 25 vjetorin në një ngjarje në Londër, ViewSonic nxorri disa pajisje të reja, duke përfshirë: një 22’’ Smart Display që përdor Android, një ekran 27’’ i krijuar për profesionistë të grafikave, një lazer hybrid 1080p si dhe një projektor shpie LED.

All-in-one Android VSD220 doli fillimisht në Computex në qershor dhe përdor një ekran touchscreen 21.5 inç 1080p të pajisur me Android ICS. Ka një instrument OMAP 4430 1.0 GHz dual core me 1GB RAM dhe 8GB hapsirë të brendshme.

Karakteristika të tjera përfshijë Ethernet dhe Wi-Fi, Bluetooth, një kamera 1.3 MP, lexues kartash, 2 porta USB 2.0, një Micro-USB si dhe një Micro-HDMI. Njësitë do të jenë të disponueshme nga fund i tetorit I këtij viti dhe çmimi do të variojë diku te 359$ dhe 399$.

ViewSonic lajmëroj gjithashtu VP2770-LED, një ekran 27 inç me 10-bt WQHD IPS LED i aftë të transmetojë 1.07 miliardë ngjyra në rezolucion 2560×1440 dhe me një kënd shikimi 178 gradë. Konsumimi elektrik është 40W dhe ka contrast 1,000:1.

Inputet përfshijnë dual link DVI-D, DisplayPort, HDMI, VGA si dhe 5 porta USB. Do të jetë e disponueshme në Evropë dhe SHBA nga fillimi i tetorit dhe to të kushtojë 850$. Së fundi u prezantua dhe një projector PRO 9000 i cili është Full HD dhe përdor lazer LED me një sistem me jetëgjatësi 20,000 orë. 

Përdor instrument Texas DLP dhe është pajisur me dopio HDMI inpute, VGA, S-Video dhe Composite Video. Projektori operon ne 28 dB dhe mund të fiksohet shumë lehtë nëpërmjet 38 inç dhe 150 inç në formatet 16:9 dhe 4:3. Do të jetë e disponueshme muajin e ardhshëm dhe do të kushtojë 4,999$. (CIO Albanian)

Tags >

harduertv
Lajmet e fundit>