Siguri

Vidhet shtëpia e Steve Jobs

Aug 15 2012
0 Shpërndarje
Vidhet shtëpia e Steve Jobs

Shtëpia e një prej ish themeluesve të Apple, Steve Jobs-it është vjedhur. Kompjutera dhe sende të tjera personale me vlerë mijëra dollarë janë marrë nga një hajdut, i cili ka hyrë në Palo Alto, Kaliforni në datën 17 korrik.

Kariem McFarlin, 35 vjeçari me banim në Alameda është arrestuar me akuzën e vjedhjes së një banese. Vlera e sendeve të marra kap shifrën e 60.000 dollarëve. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse pjesëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të jetojnë në këtë shtëpi.

McFarlin mund të përballet me një dënim prej 7 vitesh e gjysëm burg. Ai do të dalë para Gjykatës për të kërkuar falje në datën 20 gusht.

Aktualisht shtëpia është në rikonstruksion. Pjesët e jashtme të saj po rinovohen dhe do të shtohen dy panele elektrike. Të gjitha këto ndryshime pritet të kushtojnë 31.000 dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>