Siguri

Vidhen pajisje me vlerë 36 milionë $ në një fabrikë të Samsung-ut në Brazil

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Vidhen pajisje me vlerë 36 milionë $ në një fabrikë të Samsung-ut në Brazil

gsmarena_001 (1)Dy ditë më parë një grup prej 20 personash, të armatosur me armë automatike, kanë hyrë me dhunë në fabrikën e kompanisë teknologjike të Samsung-ut në Brazil.

Hajdutët hynë në fabrikë të maskuar si punonjës të turnit të natës e më pas ngarkuan në 7 kamionë një numër të konsiderueshëm smartfonësh, tabletësh dhe notebook-s, të cilat të gjitha të marra së bashku arrijnë shifrën e 36 milionë dollarëve.

Kjo vjedhje ndodhi para syve të 200 punëtorëve, ku shumë prej tyre nuk e ndaluan punën që po bënin për arsye të sigurisë vetjake. Disa nga punonjësit, të cilët dolën kundër grabitësve u mbajtën peng dhe shumë prej tyre u detyruan të hiqnin bateritë e telefonëve në mënyrë që të mos kërkonin ndihmë.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk pësoi dëmtime. Sipas policisë së Brazilit mendohet se kjo vjedhje ishte një punë e organizuar nga persona, të cilët i njihnin shumë mirë ambientet e fabrikës dhe vendndodhjen e pajisjeve me vlerën më të lartë. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>