Siguri

Videoja mashtruese në Facebook vendos malware në Mac dhe Windows

Jun 2 2011
0 Shpërndarje
Videoja mashtruese në Facebook vendos malware në Mac dhe Windows

altFacebook duket i pafuqishëm në ndaljen e mashtruesve në vendosjen e linqeve malinje në ueb të cilët instalojnë softuer antivirus të rrejshëm në kompjuterët e viktimave.

Mashtrimi u zbulua të martën nga tregtari i antiviruseve Sophos. Në atë kohë kriminelët pas këtij mashtrimi po joshnin viktimat që të instalojnë softuerin duke u ofruar linqe të fshehura pas gjoja një videoje poshtëruese të kreut të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn dhe një shërbyese hoteli. Të mërkurën mashtrimi u shndërrua në një link që supozohej se ishte një video për të rritur që përfshinte dy yjet, Rihanna dhe Hayden Panettiere.

Në të dyja rastet nuk eksitonte një video e tillë. Njerëzit që shtypnin linkun dërgoheshin në një uebfaqe që provonte të instalonte softuer të rrejshëm antivirusi. Mashtrimi ndryshon varësisht në makinën që përdorni, nëse është Mac ose PC. Në PC, faqja i thotë viktimës që ata kanë nevojë të instalojnë versionin e fundit të Adobe Flash Player-it për të shikuar videon. Por, softueri që ata instalojnë në fakt është një program i rrejshëm antivirusi.

Në Mac është një dritare shtesë që ngjan në një paralajmërim sigurie. Kur viktimat shtypin “fix”(rregullo) problemet e sigurisë, ata përfundojnë duke instaluar softuerin mashtrues.

Pasi të instalohet, softueri shfaqet me mesazhe paralajmëruese dhe e dërgon viktimën në faqe pornografike çdo pesë minuta derisa viktima të paguaj për licencën e softuerit që sillet zakonisht nga 60$ deri 80$. Softueri gjithashtu poston video linqe në murin e viktimës në Facebook, duke tentuar të josh viktima të reja. Pagesa e parave për produkte të rrejshme antivirusi e vendos softuerin në një gjendje të fjetur në të cilën ai nuk shkakton më tepër dëmtime, deklaroi Chet Wisniewski, hulumtues në kompaninë e antiviruseve Sophos.

Të martën, uebfaqja e përdorur nga mashtruesit ishte newtubes.in, por, të mërkurën ata e ndërruan në shockings.in.

Sean Sullivan, një këshilltar sigurie në F-Secure Labs, deklaroi se nuk ishte i sigurt pse Facebook thjesht nuk bllokon postet me linqe malinje. Duket “sikur do të ishte shumë lehtë,” por sulmuesit mund të përdorin truke të ndryshme për të shmangur sistemin e filtrave të Facebook, tha ai.

Të mërkurën, një zëdhënës i Facebook-ut s’mund të thoshte pse linqet kishin qenë aq vështirë të ndaleshin, por ai konfirmoi që kompania ishte “në proces të hulumtimit, bllokimit të linqeve dhe të riparoj ndonjë llogari të prekur.”

Ky lloj softueri i rrejshëm antivirusi së fundmi është bërë problem real për përdoruesit e Mac-ut. Të martën, Apple filloi të ofroj freskime ditore të sigurisë për sistemin e tyre operativ Mac OS X 10.6.

Softueri që po sulmon Apple vazhdimisht, shfaqet me emra të ndryshëm, përfshirë MacGuard dhe MacDefender.

Lajmet e fundit>