Karriere

Vetëm 30% e e Top CEO-ve i përdorin rrjetet sociale

Dec 8 2013
0 Shpërndarje
Vetëm 30% e e Top CEO-ve i përdorin rrjetet sociale

newceoMë pak se një në tre CEO të kompanive më të mëdha në botë (që janë pjesë e NASDAQ) janë aktivë në mediat sociale. CEO-t që nuk përdorin mediat sociale përfshijnë një listë edhe të atyre më të njohurve, sipas të dhënave të Augure, prodhues softuerësh për profesionistët e fushës së marrëdhënieve publike.

Studimi është kryer mes janarit 2012 dhe nëntorit 2013. “Shumë prej kompanive që janë në NASDAQ 100 janë gjigantët e teknologjisë dhe komunikacioneve,” u shpreh Michael Jais, shefi ekzekutiv i Augure. “Është e çuditshme që vetëm 30% e këtyre CEO-ve janë të përfshirë në mediat sociale.”

Sipas raportit të Augure, Steve Ballmer, CEO-ja i Microsoft; Jeff Bezos, themelues dhe CEO-ja i Amazon; CEO-ja i Intel-it Brian Krzanich, dhe John Chambers, CEO-ja i Cisco Systems nuk përdorin asnjë prej rrjeteve më të mëdha sociale si Facebook, LinkedIn, Google+, Twitter apo Instagram.

Nga ana tjetër, disa drejtues ekzekutivë të njohur janë përdorues të këtyre rrjeteve. Për shembull, një prej tyre është CEO-ja i Apple, Tim Cook, i cili iu bashkua Twitter-it disa muaj më parë dhe në 18 cicërimat që ka postuar deri tani ka fituar 327 000 ndjekës.

Elon Musk, CEO-ja i Tesla Motors dhe SpaceX përdor Facebook dhe Twitter, CEO-ja e Yahoo-së Marissa Mayer ka një faqe në Facebook, një profil në LinkedIn dhe mbi 474,000 ndjekës në Twitter, sipas raportit.

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut dhe njëkohësisht CEO-ja Mark Zuckerberg ka një faqe në rrjetin social që ka krijuar vetë ai si dhe mbi 291 000 ndjekës në Twitter.

CEO-ja i Dell-it, Michael Dell ka mbi 566,000 ndjekës në Twitter si dhe një llogari në LinkedIn. “Të marrësh pjesë në media sociale si CEO ka risqe por edhe kthim të lartë. CEO-t kanë mundësi të shpërndajnë shumë shpejt informacionin, opinionet si dhe të bëjnë përgënjeshtrime direkt në miliona ndjekësit e tyre,” shtoi Jais. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>