Internet

Vetëm 2% e njerëzve mund të bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë

Aug 25 2012
0 Shpërndarje
Vetëm 2% e njerëzve mund të bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë

Krenoheni me aftësinë tuaj të bërjes së shumë punëve në të njëjtën kohë (multitasking)? Ndoshta do duhej t’i hidhnit më parë një sy këtyre statistikave.

Rezultatet janë gjetur nga OnlineCollege.org dhe ato nxjerrin në pah faktin që shpesh multitasking ngatërrohet me shpërqëndrimin. Psh, punonjësit që përdorin kompjuter në punë, shpërqëndrohen pothuajse çdo 10.5 minuta. Studentët që marrin me vete laptopët në shkollë nuk mbeten prapa, rreth 62% e faqeve ueb që ata hapin gjatë mësimit nuk kanë lidhje me leksionin.

Për të mos harruar pastaj edhe 67% e njerëzve që kontrollojnë e-mailin apo navigojnë në ueb nga celulari gjatë kohës që ndodhen në një takim dashurie.

Bërja e shumë gjërave në të njëjtën kohë ul produktivitetin me 40% si dhe koeficientin e inteligjencës me 10 pikë, sipas Harvard Business Review. Për të përmendur pastaj edhe se sa e rrezikshme është multitasking gjatë kohës që jeni duke ngarë makinën.

Më poshtë po paraqesim disa përfundime interesante:

– Njerëzit që bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë mendojnë se po arrijnë më tepër, por në fakt ulin produktivitetin e tyre.

– Studimet tregojnë se vetëm 2% e njerëzve arrijnë të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, në mënyrë efektive.

– Për 98% tjetër, bërja e shumë gjërave në të njëjtën kohë sjell më tepër dëme se sa të mira.

– Teknologjia është ajo që po sjell pafrytshmërinë e multitasking.

– 89% e njerëzve që kanë smartfonë, i përdorin ato edhe në punë.

– 45% e punonjësve amerikanë mendojnë se duhet të punojnë në shumë gjëra njëkohësisht.

– Mesatarisht, punonjësit që përdorin kompjuterin në punë, shpërqëndrohen çdo 10.5 minuta.

– 62% e faqeve ueb që hapen nga studentët gjatë orës së mësimit nuk lidhen me shkollën.

– Edhe gjatë kohës që njerëzit përpiqen të bëjnë pushim, multitasking është gjithmonë i pranishëm.

– Gjatë kohës që amerikanët shohin TV, 42% e tyre navigojnë edhe në internet, 29% flasin edhe në telefon, 26% dërgojnë SMS apo chatojnë.

– Kur vjen puna tek kontrollimi i e-mailit apo navigimi në ueb përmes smartfonëve: 67% e njerëzve i bëjnë këto gjëra edhe gjatë kohës që ndodhen në një takim dashurie, 45% në kinema, 33% edhe në kishë.

Mendoni se po arrini më tepër me multitasking por në fakt:

– Përpjekja për t’u përqëndruar në shumë gjëra njëkohësisht ul produktivitetin me 40%.

– Ul koeficientin e inteligjencës (IQ) me 10 pikë, që është e barabartë me të mos fjeturit për një natë apo dyfishi i efektit të pirjes së marijuanës.

– Studentët që bëjnë detyrat dhe në të njëjtën kohë chatojnë apo dërgojnë mesazhe, kanë më tepër mundësi të realizojnë një punë të dobët akademike.

– Përdorimi i celularit gjatë kohës që ngisni makinën, ju vonon reagimin dhe reflekset njësoj sikur të kishit 0.08% alkool në gjak.

– Bërja e shumë gjërave në të njëjtën kohë turbullon trurin dhe në fakt, ju zgjat kohën e përfundimit të punëve.

Kështu që ju sugjerojmë, herës tjetër që ju ofrojnë të realizoni multitasking, thoni thjesht ‘jo’. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>