Business & Management

Vesper përfiton një investim prej 15 milion dollarësh për të ndërtuar mikrofonë

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Vesper përfiton një investim prej 15 milion dollarësh për të ndërtuar mikrofonë

vm1010-poc-board-2-1024x654 Ndërkohë që asistentët digjital si Siri dhe Alexa bëhen më inteligjent, ka një kërkesë në rritje që ato të jenë gjithmonë të gatshëm.

Teknologjia e momentit e mikrofonave kërkon shumë energji për të qenë e gatshme gjithë kohën. Si rezultat, një klasë e re produktesh, asistentë shtëpish, si Alexa i Amazon dhe Google Home, kanë dalë në treg si alternative të lidhura me energjinë.

Vesper ka si qëllim për të mbajtur pajisjet mobile më të lidhura me ambientin me anë të mikrofoneve piezoelektrik MEMS të cilët prodhojnë energji elektrike nga vetë valët e zërit që merr pajisja.

Sot, kompania në Boston deklaroi se kishte marrë një fond prej $15 milion nga një raund i drejtuar nga Accomplice me pjesëmarrje të Fondacionit Alexa të Amazon, Hyperplane, Miraenano Tech, dhe investitorë të tjerë të pazbuluar.

Teknologjia e Vesper, e cila doli nga Universiteti i Michigan, dëgjon në mënyrë të vazhdueshme por e bën këtë duke kërkuar shumë pak energji ndërkohë që kërkon frekuenca me karakteristika të zërit njerëzor. Kur mikrofoni VM1010 i kompanisë regjistron një zë, sistemi zgjohet për të caktuar nëse po flitet fjalakyç – mendoni “Ok Google” – dhe sapo dëgjohet fjalakyç pajisja kalon në funksionalitet të plotë.

E gjithë kjo ndodh brenda milisekondave. Kompania mburret se kjo teknologji ul konsumimin e baterisë nga mikrofoni “me një faktor prej 100.” (CIO Albanian)

Tags >

Vesper
Lajmet e fundit>