Karriere

Vështrimi i botës së re në punën e IT-së

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Vështrimi i botës së re në punën e IT-së

Ja një situatë interesante: Si pjesë e intervistës së fundvitit, unë kam anketuar me qindra ekzekutivë në mbarë vendin se çfarë do të bënin ata nëse papritmas e gjejnë veten si bosë, duke kaluar nga CIO në CEO ose nga drejtorë të IT-së në CIO.Kam marrë disa përgjigje interesante, por ndër më të veçuarat ishte kjo: shumica e tyre kurrë nuk e kanë pyetur veten për një gjë të tillë. Ata kurrë s’e kanë paramen duar veten si bos. Dhe çfarë na mëson kjo për vendet e reja të punës së IT-së?

Udhëzues për karrierë në IT: këshilla për profesionistët e IT-së

Unë i kam vështruar implikimet e këtij përfundimi përmes katër lenteve: transformuese, gjeneruese, operacionale dhe të situatës.

• Lentet transformuese. Është koncept tradicional i hierarkisë së vjetruar? Po, por nuk është plotësisht e vjetruar. Thomas W. Malone i MIT ka thënë diçka të tillë në librin e tij The Future of Work . Kushti themelor i teorisë së koordinimit, siç e quan ai, është duke na drejtuar nga teknologjia e fuqishme e informimit në një vend ku format e decentralizuara të organizimit të punës bëhen të mundshme dhe më të dëshiruara. “Evidenca rreth kësaj teknologjie është duke formuar kulturën bashkëkohore dhe punën.” Lentet gjeneruese. Studentët e shkollave të mesme sot janë përdorues të mirë të teknologjisë digjitale.

Ata po zhvillojnë një model suksesi “lidhu dhe kontribuo” që do të mund të zhdukë hierarkitë dhe do të eliminojë pyetjen se kush është bosi. Në të njëjtën kohë, veglat digjitale kanë një kuptim të fortë për këta të rinj. CEO i Google, Eric Schmidt, në një intervistë për Wall Street Journal në gusht deklaroi: “Unë mendoj se shumicës së njerëzve nuk u pëlqen që Google t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Ata dëshirojnë që Google t’u tregojë atyre se çfarë duhet të bëjnë pastaj. Kjo sugjeron që ne jemi në një kohë kur u mundësojmë veglave të na tregojnë se ku duhet të shkojmë.” “Klientët tuaj më të pakënaqur janë burimi juaj më i madh i të mësuarit.”NGA Bill Gates, Chairman dhe CEO, Microsoft.

Lentet e situatave. Ky është ndoshta një moment kyç në histori. Amerika është një komb hipersensitiv ndaj çdo dështimi. Sipas një sondazhi të kryer nga NBC/Wall Street Journal, 65% e amerikanëve besojnë që kombi tani është në dështim e sipër. Është më se evidente që dështimi i shumicës së njerëzve për t’u avancuar në karrierë mund të jetë një reflektim i një perceptimi të gjerë se diçka mund të jetë e paarritshme.

A është shuar ëndrra amerikane për këta njerëz? A po i largohen ata qëllimit dhe misionit të kompanisë, saqë atyre nuk u intereson se çfarë po ndodh në nivelet më të larta mbi ta? Freedom, aktualisht novela më e shitur e Jonathan Franzen, portretizon jetën e klasës mesatare të Amerikës, të mbushur me njerëz të pakënaqur dhe shpirtërisht të thyer. A kemi ngecur në gjendjen e Mad Men të viteve 1950, me guximin e jashtëm të maskuar me zemërim të brendshëm? Lentet operacionale. Përmes tyre vështrimi është më optimist dhe të gjithë ne mund të bëhemi CEO të fatit tonë. Shikoni, dëgjoni dhe mësoni. Ju nuk mund ta njihni krejtësisht veten tuaj. Kushdo që mendon se mundet ta bëjë një gjë të tillë është i destinuar për mediokritet.”NGA Donald Trump, CEO, Trump Organization.

Me një smartphone dhe një lidhje interneti, nuk ekziston asgjë që nuk mund të dimë. Po, ekzistojnë ende aftësi të njerëzve që jetojnë edhe sot në botën mbrapa teknologjisë. Dhe po, në IT duket se ka një disproporcion të përqindjes së bosëve të këqij, por teknologjia i ofron dikujt fuqinë për të vepruar.

Veglat digjitale në dispozicionin tuaj janë lapsat me të cilët ju mund të shkruani kapitullin e ardhshëm të aventurës suaj në karrierë. Thornton A. May është autor i The New Know: Innovation Powered by Analytics dhe drejtor ekzekutiv i IT Leadership Academy në Florida State College në Jacksonville.Shumë kompani kanë zgjedhur për të ulin prodhimin e produkteve dhe ndoshta kjo është gjëja e duhur për ta. Nekemi zgjedhur një rrugë tjetër.Ne besojmë se nëse kemirritur prodhimin e produkteve dhe kemi arritur t’i bindim klientët se zgjidhja më e mirë është kjo,atëherë pa dyshim që ata dotë vazhdojnë t’i hapin kuletat etyre.” NGA Steve Jobs, CEO, Apple.

Lajmet e fundit>