Aplikacione

Versioni i ri i Skype për Windows 8 do të jetë gati të premten

Oct 23 2012
0 Shpërndarje
Versioni i ri i Skype për Windows 8 do të jetë gati të premten

Me ardhjen e Windows 8, Microsoft-i ka zbuluar versionin zyrtar të Skype i cili është përmirësuar për sistemin e ri operativ.

Versioni i ri do të dalë bashkë me Windows 8 më 26 tetor dhe do të punojë me Surface për tabletët RT. Ekipi i Skype zbuloi disa detaje në blogon e tij.

E para dhe më e rëndësishmja siç mund ta imagjinoni është se Skype i ri do të ketë të integruar “Metro UI” me ikonën e tij.

Në hapjen e parë Skype do t’iu çojë në llogaritë tuaj të Microsoft-it dhe Skype për tu kyçur në të dyja. Mund të shtoni kontakte në ekranin e parë dhe do të tregohen me ikona të mëdha.

Skype i ri do të ketë të integruar gjithashtu aplikacionin People të Windows 8 në versionin e plotë. Aftësi të tjera përfshijë shkrepjen e fotove direkt pa ndërprerë bashkëbisedimin.

Një funksion i cili nuk do të jetë gati është chati në grup. Një opsion i ri video mesazhi do të vijë këtë vjeshtë bashkë me një përditësim në aplikacionet e iOS dhe Android. (CIO Albanian)

Tags >

skype
Lajmet e fundit>