Business & Management

Versioni i ardhshëm i Android do të ketë më tepër në fokus bizneset

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Versioni i ardhshëm i Android do të ketë më tepër në fokus bizneset

google-campus-sign-with-androidAndroid zotëron një pjesë të mirë të tregut, por përsëri nuk është shumë i përfshirë në botën e korporatave. Me përjashtim të produktit special Samsung Knox, mund të themi se ky sistem nuk përshtatet shumë me kërkesat e biznesit.

Sipas The Information, kjo gjë mund të ndryshojë në të ardhmen pasi pritet që lançimi i ardhshëm i Android të jetë më tepër i përqëndruar në sigurinë e nivelit të lartë (në përshtatje me kërkesat e biznesit). Është raportuar se ky sistem operativ do të lejojë aplikacione të tilla që kërkojnë autentikim (përfshirë biometrikën), ndërsa ruajtja e të dhënave do të realizohet në çipe të sigurt.

Gjithashtu pritet që ky sistem të përmirësojë komandat e menaxhimit në distancë. Në qoftë se ky raportim është i saktë, atëherë nuk do të duhet të presim gjatë për të parë nga afër këto opsione të reja. Google mund t’i prezantojë ato në konferencën I/O në fund të qershorit.(CIO Albanian)

Tags >

Android
Lajmet e fundit>