Business & Management

Verizon shiti 651 000 iPhone 5 në tremujorin e fundit

Oct 20 2012
0 Shpërndarje
Verizon shiti 651 000 iPhone 5 në tremujorin e fundit

Verizon ka shitur më tepër se 650 000 iPhone 5 në nëntë ditët që smartfoni ishte në shitje muajin e kaluar (shtator).

Këto rezultate ka nxjerre kompania në raportet e tremujorit të fundit. Verizon raporton se ka aktivizuar 3.1 milionë iPhone në tremujorin e kaluar, 21% e të cilëve ishin iPhone 5.

Në tremujorin e dytë, kompania kishte raportuar 2.7 milionë iPhone të aktivizuar. Kompania Apple, nga ana tjetër, pritet të raportojë bilancin e saj javën tjetër.

Po ashtu, deri javës tjetër priten edhe raportimet e dy kompanive telefonike të tjera më të mëdha në SHBA, AT&T dhe Sprint.

Por, këto nuk janë shifrat globale të shitjeve të iPhone-ve. Apple raportoi se kishte shitur mbi 5 milionë iPhone 5 në fundjavën e parë të lançimit të pajisjes.

Është vërtet një shifër marramendëse, por një pjesë e investitorëve u shprehën të zhgënjyer pasi prisnin rreth 8 milionë smartfonë të shitur. Ditën e enjte, aksionet e Apple ranë me 0.75%. (CIO Albanian)

Tags >

iphone 5
Lajmet e fundit>