Business & Management

Vendimi i gjyqit mund t’i sjellë më tepër përfitime Samsung-ut se sa Apple

Aug 27 2012
0 Shpërndarje
Vendimi i gjyqit mund t’i sjellë më tepër përfitime Samsung-ut se sa Apple

Pavarësisht se kompania koreano-jugore do të duhet t’i paguajë amerikanëve të Apple një shumë prej më tepër se 1 miliardë dollarë dëmshpërblim, disa analistë mendojnë se vendimi i gjyqit mund të kthehet në favor të Samsung-ut.

Sipas një postimi blogu të Enrique Gutierrez, CTO i Digithrive (firmë dizajni dhe zhvillimi në internet), kjo do të thotë që njerëzit mendojnë se produktet e dy kompanive janë të njëjta por me çmime të ndryshme. Ai shkruan se, teksa ishte ulur duke pirë një kafe në Starbucks, dëgjoi disa njerëz që diskutonin për këtë çështje duke thënë se ‘përse të blinin produktet e Apple kur Samsung shiste të njëjtat, por me çmim më të ulët?’

“Njerëzit nuk janë të interesuar të dinë detajet, prandaj ata kanë filluar të mendojnë se Samsung-u është njësoj si Apple. Mjafton të kërkoni në Google për çmimet e produkteve dhe do të shihni se ato të Samsung-ut janë sa gjysma e Apple”, shkruante ai.

Kjo teori ka filluar madje të vërtetohet. Një çift që Gutierrez rastisi të takonte, shprehu pakënaqësinë e tyre për produktet duke iu drejtuar njëri-tjetrit: “iPad-i i Samsung-ut qenka njësoj si iPad-i i Apple dhe sa paguam ne për këtë të fundit? Zemër, të thashë që ata të zhvasin.” Jo vetëm kaq. Njerëz të tjerë kanë filluar të ‘mendohen dy herë’ për shumat që kanë paguar për MacBook-ët e tyre.

Ironikisht, kjo mund të jetë fushata 1-miliardë dollarëshe më e suksesshme e Samsung-ut. Robert Scoble, ekspert teknologjie, shkruan në faqen e tij në Facebook se kopimi që Samsung-u i bëri produkteve të Apple mund të ketë rezultuar i efektshëm. “Mendoj se kjo është një fitore e madhe për Samsung-un. Pse? Sepse i kushtoi vetëm 1 miliardë dollarë për t’u renditur numri 2 i kompanive mobile.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>