Internet

Veglat Cloud organizojnë jetën tuaj të çrregullt digjitale

Mar 24 2011
0 Shpërndarje
Veglat Cloud organizojnë jetën tuaj të çrregullt digjitale

Kur njerëzit kaluan nga letrat te skedarët digjitalë në një kompjuter, nuk u desh shumë kohë për të kuptuar se ata mund të ngarkohen nga gjërat digjitale sikurse edhe nga letrat. Para pak kohësh, kompanitë provonin të shisnin programe për t;ju ndihmuar që të gjeni dhe organizoni gjërat në kompjuterin tuaj. Por ne sërish frustrohemi nga gjërat e çrregulluara teksa orvatemi të vendosim asetet tona digjitale në serverë të cloud, duke kërkuar dhe menaxhuar gjërat që i kemi vendosur në faqe të ndryshme.

Fatmirësisht, kompanitë që e kanë kuptuar nevojën për të zbutur kaosin e cloud tashmë janë duke ofruar solucione.Dhe natyrisht jo të gjitha këto vegla funksionojnë mirë. Por unë vetëm sa u ktheva nga konferenca e DEMO Spring 2011, ku më shumë se 50 kompani të reja shfaqën teknologji inovative dhe modele të reja biznesi.

Primadesk: Kërkoni mes shumë web shërbimesh

Kur të dhënat tuaja ekzistojnë në kompjuterin tuaj, gjetja e tyre nuk është gjithmonë e thjeshtë. Por nëse keni një program të mirë kërkimi, kjo është shumë e lehtë. Por nëse i vendosni të gjitha këto gjëra në cloud, si do të mund t’i gjeni? Ja pse është krijuar Primadesk, një aplikacion falas (për momentin) që ofron kërkim në më shume se 30 shërbime web (dhe numri me siguri që do të rritet). Por me rëndësi është që Primadesk u mundëson përdoruesve të kërkojnë në mesin e këtyre aplikacioneve, në përmbajtje ose në hard disk. Kërkimi është më të vërtetë i lehtë. Fusninjë term kërkimi dhe do të merrni një listë të përmbajtjes kudo që ajo ekziston në aplikacionet e Primadesk. Edhe pse 30 është vetëm një fraksion i shërbimeve cloud, Primadesk punon edhe me aplikacione të tjera të popullarizuara, duke përfshirë Gmail, Google Docs, Flicr e kështu me radhë.

Veçoritë e tjera përfshijnë funksionet për backup si dhe mundësinë për të parë e-mailet midis disa shërbimeve- që është shumë e rëndësishme kur nuk mbani mend se cilën adresë keni përdorur për këtë apo atë person ose shërbim web.Primadesk është ende në versionin beta dhe lançimi komercial pritet të bëhet gjatë fundit të vitit. Por ju mund ta provoni atë tani (pa asnjë kosto) në www.primadesk.com. Por jo të gjitha veçoritë janë funksionale tani. “Aftësia për të tërhequr fotot nga faqe si Picasa, Flickr dhe Facebook do të ofrohet së shpejti”, thotë CEO Srinivasa Venkataraman. Gjithashtu edhe aftësia për të parë mesazhet nga faqet e rrjeteve sociale, duke përfshirë Facebook dhe Twitter do të ofrohet se shpejti.

Manilla: Menaxhoni paratë tuaja

Manilla (po, ky është shqiptimi i duhur) është paksa i ngjashëm me Primadesk sepse konsolidon disa shërbime cloud për ju dhe ju ofron akses falas. Por Manilla shquhet për ndihmën në menaxhimin e shërbimeve financiare. Fillimisht ajo ofron mundësinë për shlyerjen e faturave online. Bankat gjithashtu e ofrojnë këtë shërbim, natyrisht, por Manilla shkonedhe më tutje. Ju mund të menaxhoni llogaritë tuaja dhe Manilla do t’ju tregojë se kur duhet bërë pagesa e radhës për kartelën tuaj të kreditit dhe ju mundëson ta paguani atë. Gjithashtu ju mundëson të paguani edhe faturën e shërbimeve të internetit, natyrisht, por Manilla shpreson se kur të arrijë marrëveshje partneriteti me më shumë kompani, do të jetë në gjendje të ofrojë edhe mundësinë për një avancim. Thjesht, ajo do të jetë në gjendje që t’ju ndihmojë me menaxhimin e abonimeve në revista, në mënyrë që të mund të injoroni njoftimet e pafundme për riabonim para se të skadojë abonimi.

Manilla po ashtu krijon një kabinet skedarësh për ju, duke e bërë më të lehtë, veçanërisht në kohën e tatimeve, për të kuptuar se sa shumë keni shpenzuar në shërbime dhe mallra të caktuara. Të gjitha informacionet e llogarisë suaj do të konsolidohen në një tabelë të lehtë për t’u lexuar. Ju gjithashtu mund të ruani gjëra si PDF-të e polisave të sigurimit në zonën online të magazinimit të kompanisë. Dhe nëse nuk posedoni një kopje elektronike të këtyre dokumenteve, Manilla do ta krijojë një të tillë për ju. Ky shërbim është plotësisht falas. Manilla kupton se kompanitë do të paguajnë një tarifë të vogël për këtë shërbim dhe do të shpenzojnë më pak në printimin dhe dërgimin e faturave te konsumatorët. Manilla, që është krijuar nga Hearst Corp., është në versionin beta dhe lançimi komercial pritet të bëhet gjatë pranverës. Ju mund ta provoni atë në

Gazetari i San Fransciscos, Bill Snyder, shkruan shpesh rreth biznesit dhe teknologjisë. Ai i mirëpret komentet dhe sugjerimet tuaja. Shkruani atij në [email protected] Ndiqeni Bill Snyderin në Twitter @BSnyderSF. Ndiqni gjithçka nga CIO.com në Twitter @CIOonline.

Lajmet e fundit>