Business & Management

Vdekja e Windows Server 2003 sinjalizon kontrata milliarda dollarëshe

Jan 31 2015
0 Shpërndarje
Vdekja e Windows Server 2003 sinjalizon kontrata milliarda dollarëshe

satya-nadella-microsoft-42Partnerët e Microsoft po planifikojnë të ardhura 1 miliard dollar në shitje për shkak se gjigandi i softuerit po tërheq mbështetjen për platformën më të dashur të përdoruesve.

Historia e Windows XP po përsëritet sepse sistemi operativ Windows Server 2003, po na thotë lamtumirë pas 12 vitesh.

Microsoft po i jep fund mbështetjes teknike për këtë sistem operativ më 14 Korrik të këtij viti. Prodhues të mëdhenj si HP dhe Dell po “fërkojnë” duart e tyre. Kjo sepse konsumatorët po bëhen gati për të kaluar në versione të reja të sistemit operativ.

Po kjo jo vetëm që do të detyrojë kompanitë dhe bizneset të blejnë servera të rinj dhe të përditësojnë Windows në një version aktual, por do të kenë nevojë edhe për mbështetje teknike në instalimin e tyre. Do të kenë nevojë edhe për ndihmë në përditësimin e softuerëve të biznesit të cilat kanë qenë të detyruar ti mbajnë për shkak të këtij sistemi operativ antik.

Ekzistojnë miliona server me Windows Server 2003 që duhet të zëvendësohen. Me pak fjalë, kemi të bëjmë me rifreskim të një linje të gjërë produktesh.

Sipas statistikave të Microsoft, ekzistojnë më shumë se 23.8 milion kopje të Windows Server 2003 që funksionojnë në 11.9 milion server fizikë në të gjithë botën.

Kjo do të thotë se partnerët e Microsoft do të përfitojnë më shumë sesa vetë Microsoft nga kjo histori. Mbi 75 % e të ardhurave nga produktet për serverat të Microsoft vinë nga rinovimet dhe jo blerja e liçensave të reja.

Por përsëri Microsoft ka mundësi të shumta për të shfrytëzuar me vdekjen e suportit të Windows Server 2003. Kompania do të inkurajojë përdoruesit të

përdorin shërbimin cloud, Azure. Po inkurajon ata të largohen nga versionet e vjetra të Office dhe të përdorin Office 365. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>