Investim

Vdekja e Jong-Il shkund tregjet aziatike

Dec 20 2011
0 Shpërndarje
Vdekja e Jong-Il shkund tregjet aziatike

Vdekja e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-Il ka trazuar tregjet aziatike. Samsung dhe LG, dy kompanitë më të mëdha të Koresë Jugore kanë pësuar rënie të aksioneve të tyre nëpër bursa. 

Aksionet e Samsung kanë rënë për 3.6%, derisa dega e LG, LG Electronics ka parë rënie të aksioneve për 4.7%, e LG Display rënie prej 5.3% në bursën koreane. Këto dy kompani përbëjnë më shumë se 50% të tregut të LCD-ve.

Kompania tjetër jugkoreane, Won ka pësuar një rënie më të vogël, 1.3%, derisa është prekur edhe Nikkei japonez, aksionet në të cilën kanë shënuar vlerën më të ulët në tri javët e fundit.

Arsye për rënie të vlerës së aksioneve të këtyre kompanive vlerësohet të jetë frika nga luhatja e stabilitetit në këtë regjion që mund të ndodh pas vdekjes së liderit të Koresë Veriore. Vdekja e tij për shumëkënd paraqet rrezik pasi Koreja Veriore është një ndër vendet më diktatoriale në botë e gjithashtu posedon edhe armë bërthamore.

Kjo pritet të prek edhe tregjet evropiane e amerikane, të cilat së fundmi kanë pasur një stabilitet më të mirë ekonomik.

Lajmet e fundit>