Business & Management

Vdekja e BlackBerry Classic shënon fundin e një epoke

Jul 8 2016
0 Shpërndarje
Vdekja e BlackBerry Classic shënon fundin e një epoke

blackberry_classic_marble_final-100536394-primary.idgeTani është bërë një zakon të mësojmë diçka të re çdo javë rreth problemeve të BlackBerry të cilat sot janë më aktuale se kurrë më parë. Në fund të Qershor kompania publikoi disa shifra financiare tejet dekurajuese dhe gjatë pranverës shefi ekzekutiv në një formë kontestimi edhe ndaj lojalistëve thoshte se nuk do të prodhojmë më telefonë BlackBerry 10.

Por situata po bëhet alarmante edhe në biznesin e produkteve të sipërmarrjeve ku BlackBerry shquhej për dominimin. Sipas disa të dhënave të publikuara nga firma hulumtuese Gartner, Samsung KNOX po paraqitet më i fuqishëm dhe premtues se BlackBerry 10 dhe platforma e sigurisë BlackBerry në Android.

Megjithatë një lajm për tu pasur akoma më shumë në konsideratë është ai i para pak ditëve ku COO i kompanisë Ralph Pini tha se prodhuesi kanadez nuk do të ndërtojë më telefonë BlackBerry Classic.

Vdekja e telefonëve BlackBerry ishte një profeci më e qartë sesa vetë e vërteta dhe komenti i Pini në blog më shumë nxirrte në pah dështimin e softuerit e së bashku me të vizionit të lidershipit të kompanisë.

Nuk ka dyshim se një treg që adhuron telefonët me tastierën QWERTY të BlackBerry 10 akoma jeton dhe se një akt i tillë i sëmurë brenda kompanisë për tu larguar nga një prej komponentëve harduerik më unik që ka parë industria ndër vite nuk është asgjë tjetër veçse një tregues i qartë i një vizioni të vdekur.

Mbase BlackBerry do të vijojë të prodhojë telefonë Android me tastierën fizike QWERTY dhe butonë realë si Passport dhe Priv, por ata nuk përfaqësojnë gjë tjetër veç një nostalgji për tastierat QWERTY që dikur sundonin botën. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>