Business & Management

Vazhdon ulja e çmimeve për shërbimet cloud

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Vazhdon ulja e çmimeve për shërbimet cloud

CloudAmazon Web Services (AWS) ka ulur sërish koston e përdorimit të Windows në cloud, ndërkohë që Google ka ofruar ulje për të gjitha çmimet e Compute Engine.

Google ka zgjeruar gjithashtu edhe numrin e serverave virtualë nga të cilët mund të zgjedhin përdoruesit.

Mesa duket konkurrenca në tregun e platformave publike cloud dhe shërbimeve infrastrukturore është më e ashpër se kurrë.

Ofruesit e këtyre shërbimeve garojnë jo vetëm kundër njëri-tjetrit, por edhe ndaj platformave private apo hibride në cloud.

Edhe pse ofrues të mëdhenj si Amazon dhe Google vazhdojnë të përmirësojnë në mënyrë periodike produktet e tyre, çmimi mbetet ende faktori kryesor që kompanitë janë ende larg adaptimit dhe përdorimit të shërbimeve të tyre.

Amazon ka ulur koston e instancave Windows on-demand EC2 (Elastic Compute Cloud) me 26%. Për shembull, në qoftë se një instancë standarde në SHBA-në lindore kushtonte 0.46 $ në orë, tashmë kushton 0.364 $ në orë. Sipas Amazon, ky reduktim përkthehet në një kursim prej 2000 $ në tremujor nëse përdoren 10 instanca të tilla.

Në fillim të javës, kompania reduktoi edhe koston e shërbimit Simple Storage Service (S3) dhe që prej muajve të parë të këtij viti, përdorimi i Linux dhe bazave të të dhënave në cloud-in e Amazon-it kushton më pak.

Google, nga ana tjetër, ka reduktuar të gjitha çmimet e Compute Engine me 4%. Produkti i njohur me emrin “infrastruktura-si-shërbim”, i cili u mundëson përdoruesve të përdorin makina virtuale Linux, është prezantuar vitin e kaluar gjatë konferencës Google I/O.

Përveç praktikës së uljes së çmimeve, Google ka filluar të lejojë më tepër kompani të përdorin platformën e vet Compute Engine. Kompania ka shtuar lloje të reja instancash, ka përmirësuar konsolën e menaxhimit si dhe mundësinë për të përdorur servera virtualë në Evropë.

Ndërmarrjet që përdorin Google’s App Engine, Cloud Storage dhe Cloud SQL kanë mundësi të ekzekutojnë aplikacionet e tyre si dhe të ruajnë të dhënat e tyre në to. Për konsumatorët evropianë, kjo do të thotë vonesa më vogla dhe performancë më e lartë. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>