Aplikacione

Vazhdon rritja e Internet Explorer

May 2 2012
0 Shpërndarje
Vazhdon rritja e Internet Explorer

Shfletuesi i Microsoft, Internet Explorer ka fituar hapësirë në tregun e shfletuesve në muajin prill duke qëndruar lart mbi 50% të këtij tregu. Sipas Net Applications në muajin prill edhe Chrome i Google ka shënuar ngritje duke ndalur rënien tre mujore.

Që nga 1 janari i këtij viti, Internet Explorer ka fituar 4% të tregut duke shënuar rritjen më të madhe në vitet e fundit që kur kishte filluar të ngushtohej pas paraqitjes së Firefox dhe më pas Chrome.

Microsoft është përqendruar tek versioni Internet Explorer 9 i cili funksionon vetëm në sistemet operative Windows Vista dhe Windows 7. Nga kjo kompani ata u përkujdesën në mënyrë të veçantë të përmendin rritjen që ka pasur veçanërisht ky shfletues.

Në Windows 7, 35.5% e përdoruesve përdornin IE9 për tu lidhur me internet, dhe ky shfletues zotëron 52.9% të audiencës së Windows 7 në tregun e shfletuesve në SHBA. Të dy këto shifra janë më të ulëta se ato të raportuara në shkurt të këtij viti.

Në tregun global, Internet Explorer zotëron 15.9%, një ngritje prej 0.7%. Internet Explorer 8 ka fituar 0.8% për tu ngjitur në 26.2%, derisa IE7 është rritur për 0.2% në 7.1%. Në anën tjetër shfletuesin të cilin Microsoft po mundohet ta largoj nga përdorimi me vite, Internet Explorer 6 ka rënë për 0.3% duke mbyllur muajin prill me një treg prej 4.1%.

Ky ndryshim në versionet e Internet Explorer vjen si rrjedhojë e politikës së re të Microsoft për përditësimin e shfletuesve. Duke filluar nga janari i këtij viti, Microsoft ka filluar të përditësoj PC-të me Windows XP prej IE6 ose IE7 në IE8, dhe duke vendosur IE9 prej IE7 e IE8 në Vista dhe Windows 7.

I vetmi shfletues tjetër me ngritje në treg ishte Chrome i Google. Shfletuesi fitoi 0.3% të tregut duke u ngjitur në 18.9%. Ndërkohë Firefox i Mozilla-s dhe Safari i Apple-s kanë për 0.4% dhe 0.3%. Firefox kishte 20.2% të tregut të shfletuesve në fund të prillit, derisa Safari kishte rënë në 4.8%. Opera mbeti poshtë në 1.6% të tregut të shfletuesve.

Kompania rivale e Net Applications, ajo irlandeze StatCounter si zakonisht ofroi numra tjerë. Sipas StatCounter, Internet Explorer ka rënë për 0.7% në 34.1% të tregut, derisa Chrome është ngjitur në 31.2%. Firefox ka rënë në 24.1%, derisa Safari ka fituar hapësirë duke arritur në 7.1% të tregut të shfletuesve. /cio.al/

Lajmet e fundit>