Microsoft

Vazhdon rënia e Windows XP-së

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Vazhdon rënia e Windows XP-së

windows xpNdoshta njerëzit janë duke e dëgjuar ndërmarrjen Microsoft që të largohen nga sistemi Windows XP. Sipas ndërmarrjes që bën matje, Net Applications, prania e përdoruesve të Windows XP ka qenë në 33.7% e të gjithë kompjuterëve personalë në gusht, një rekord ky, ku prania pësoi një rënie prej 3.5 për qind.

Kur prania e XP-së ishte llogaritur në mesin e kompjuterëve personalë me Windows, rënia ishte me e theksuar, nga 40.6 për qind e të gjitha sistemeve me Windows në korrik në 36.9% në gusht, që paraqet një rënie prej 3.7 për qind. Sido që të jetë bërë matja, rënia e XP-së ishte e madhe.

Kjo rënie me lehtësi e tejkaloi rekordin e një rënieje gjatë një muaji në dhjetor të vitit 2011, një muaji pasi “Peak PC”, që është një markë e njohur e industrisë dhe kur Windows 7 në shpejtësi po fitonte terren. Humbja e XP-së ishte bërë nga sistemet e tjera operative Microsoft, nga sistemi që është lëshuar një vit më parë Windows 8 dhe Windows 7, që u lëshua para katër vite, me dominim 2-1 sa i përket marrjes së pjesëve të reja në favor të Windows 8.

Windows 7 pati 50 për qind të PC-ve me Widnows, kurse Windows 8 arriti të kishte 8.4%. Microsoft ka tejkaluar XP-në para dy viteve. Muajin e kaluar, këtë gjë e bërë sërish kur një menaxher në grupin e vet të sigurisë paralajmëroi që sistemi i vjetruar operativ do të bëhet një cak kyç për kriminelët kibernetikë sapo të përfundojnë përditësimet e sigurisë më 8 prill, 2014. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>