Slider

Vazhdon implementimi i VoLTE, interesim i ulët nga bizneset për përdorimin e kësaj teknologjie

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Vazhdon implementimi i VoLTE, interesim i ulët nga bizneset për përdorimin e kësaj teknologjie

volte1-300x192Firma kërkimore Infonetics Research kohët e fundit lëshoi një raport ku theksohej se teksa po implementohen shërbime VoLTE vazhdimisht anë e mbanë botës, vazhdon të ketë një interesim të ulët nga bizneset për përdorimin e kësaj teknologjie për momentin.

Duke filluar nga qershori 2014, janë vetëm 8 shërbime komerciale VoLTE në gjithë botën, megjithëse pritet që të lançohen 30 rrjtete të tjera VoLTE nga 2014-2015 në një total prej 1,5 miliard përdorues të mVoIP vetëm në 2013.

Aktualisht shumica e ofruesve të këtij shërbimi shohin një përfitim shumë të vogël për çdo përdorues, prandaj për biznesin e tyre VoLTE mbetet një treg i paqëndrueshëm të ardhurash.“Implementimet VoLTE po rriten dita ditës, por akoma nuk ka një biznes që e ofron atë shërbim dhe ta quani atë “Thirrje HD” është gabim sepse tashmë ekzistojnë mëse 100 rrjetet që ofrojnë thirrje me zë HD përmes rrjetit HSPA në gjithë botën. Dhe Afrika ka rrjetet më të mira të këtij shërbimi!” – Stephane Teral, Infonetics Research. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>