Business & Management

Vazhdojnë shkurtimet: HP do të reduktojë 1124 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Vazhdojnë shkurtimet: HP do të reduktojë 1124 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar

People walk past a Hewlett-Packard stand during the Gulf Information and Technology Exhibition at the Dubai World Trade CentreProdhuesi i kompjuterëve, Hewlett-Packard (HP), do të shkurtojë 1124 vende punë në Britani si pjesë e planeve globale ku në të gjithë botën do të reduktohen gjithsej 27 000 vende pune deri në fund të vitit 2014. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania gjatë ditës së mërkurë.

Deklarata e HP-së vjen pasi unioni Unite u shpreh se kishte marrë pjesë në një mbledhje ku menaxherët po paraqesnin planet e tyre për reduktimin e vendeve të punës në vende si Bracknell, Sheffield dhe Warrington deri në fund të vitit të ardhshëm.

Unioni tha se HP, që ka rreth 15 000 – 20 000 punonjës të punësuar vetëm në Britani, ia ve fajin rënies së kërkesës dhe riorganizimit për këto shkurtime. Një prej zëdhenëseve të HP-së konfirmoi numrin e vendeve të punës që do të shkurtohen por refuzoi të komentonte mbi vendndodhjet aktuale të tyre. Ajo tha se kompania synon ta përfundojë gjithë këtë proçes në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

HP po lufton për t’u rikthyer në të ardhura financiare pozitive përmes këtyre shkurtimeve si dhe fokusimit në biznese, të cilat mund të garantojnë të ardhura afatgjata përmes kontratave. Javën e kaluar, kompania surprizoi analistët duke raportuar të ardhura më të mira se ato që pritej. (CIO Albanian)

Tags >

HP
Lajmet e fundit>