Mobile

Varësia nga celulari mund të jetë ngjitëse

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
Varësia nga celulari mund të jetë ngjitëse

Mendoni se jeni i varur nga smartfonët? Mesa duket kjo varësi mund të jetë ngjitëse. Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Miçiganit, njerëzit kanë më tepër gjasa t’i nxjerrin celularët kur dikush rreth tyre bën të njëjtën gjë.

Në këtë studim, kërkuesit vrojtuan grupe studentësh, duke dokumentuar përdorimin e celularit çdo 10 sekonda.

Në përgjithësi studentët i përdornin celularët e tyre gjatë 24% të kohës që kalonin me një mik, dhe kishin rreth 40% mundësi më shumë për të përdorur celularët e tyre kur dikush që i rrethonte bënte të njëjtën gjë 10 sekonda më parë.

Kërkuesi Daniel Kruger beson se ky model konceptimi mund të lidhet edhe me mediat sociale.

Për shembull, nëse personi pranë jush po kontrollon Twitter-in apo po dërgon një mesazh, me shumë mundësi edhe ju do të bëni të njëjtën gjë për të evituar ndjesinë e qenurit i përjashtuar.

Po ashtu, kur personat rreth jush janë të varur nga celulari e përdorin atë edhe gjatë kohës që shoqërohen me ju, atëherë përdorimi i tij nga ana juaj rritet edhe më shumë.

Kërkuesit tregojnë se këto rezultate mund të jenë disi më të ndryshme lidhur me të rriturit, të cilët nuk i përdorin edhe aq shpesh telefonët e tyre. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>