Slider

Valët e zërit përdoren për të rritur kapacitetet e rregjistrimit

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Valët e zërit përdoren për të rritur kapacitetet e rregjistrimit

sound wavesKërkuesit e Universitetit të Shtetit të Oregonit (OSU) thanë të enjten që kanë gjetur një teknikë për të përdorur frekuencat e larta të valëve të zërit për të përmirësuar teknikat e ruajtjes magnetike të të dhënave. Ky zbulim mund të lejojë sasi të mëdha të dhënash që të ruhen si në hard disk edhe në NAND SSDs.

“Ne jemi pranë pikës kulmore të asaj cfarë mund të bëjmë me teknologjinë që tani e përdorim për ruajtje magnetike”, tha Pallavi Dhagat, një profesor i asociuar i OSU. “Ekziston gjithmonë nevoja për teknika të reja që mund të ruajnë më shumë informacion në një hapësirë sa më të vogël me sa më pak energji edhe kosto.

Teknologjia quhet regjistrime magnetike akustike, sipas inxhinierëve elektrikë që e zbuluan atë. Ata i paraqitën rezultatet tek Konferenca e 12 e Joint MMM/Intermag në Cikago këtë javë. Ata gjithashtu kanë dorëzuar aplikimin për të marrë patentën në Shtetet e Bashkuara.

Kur materiali magnetik për rregjistrim nxehet qoftë edhe për pak kohe, ata bëhen menjëherë më pak të ashpër e më shumë të dhëna mund të ruhen në një pike të caktuar, sipas kërkuesve.

“Por është provuar se ka vështirësi në efektivitetin e kësaj teknike sepse materiali nxehet më tepër se sa duhet dhe teknologjia përfshin integrime komplekse optike, elektrike dhe magnetike” thanë kërkuesit.

acoustic-assisted magneticMe regjistrimin magnetik akustik, ultratingujt drejtohen me preçizion shumë të lartë në një pikë të pjatës ndërkohë që të dhenat rregjistrohen, duke krijuar elasticitet që lejon ”një pjesë të vogël të materialit të përkulet ose zgjatet”

Pasi ultratingulli është fikur, materiali menjëhere kthehet në formën origjinale, por të dhënat e rregjistruara gjatë proçesit janë aty me densitet të lartë. Kërkuesit nuk specifikuan sa mund të rritet densiteti i ruajtjes së të dhënave me teknikën e ultratingujve.

Ndërkohë që është akoma e patestuar kërkuesit u shprehën se teknika e ultratingujve mund të ketë të njëjtin efekt edhe tek memorjet në gjëndje solide që përdoren për të bërë SSDs.

“Kjo teknologji na lejon neve të kombinojmë avantazhet e elektronikës solide me regjistrimet magnetike, dhe të krijojn ë sisteme memorjesh të qëndrueshme që ruajnë më shumë të dhëna në më pak hapësirë duke përdorur më pak energji” tha Albrecht Jander, gjithashtu një profesor i asociuar.

Kjo teknikë mund të aplikohet në materiale që janë përdorur tashmë në regjistrimet magnetike, ose variacione të tyre, thanë kërkuesit. Kërkuesit do të vazhdojnë punën mbi kostot, materialet edhe perfomancën. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>