Investim

Universiteti ndërton superkompjuter duke përdorur mikro PC Raspberry Pi

Sep 17 2012
0 Shpërndarje
Universiteti ndërton superkompjuter duke përdorur mikro PC Raspberry Pi

Një grup shkenctarësh të Universitetit të Southampton i drejtuar nga Profesori Simon Cox ndërtuan një superkompjuter me çmim të ulët të përbërë nga mikro kompjutera Raspberry Pi të bazuar në ARM.

Më specifikisht, skudra kombinoi 64 njësi për të krijuar një kompjuter paralel i cili ishte mbushur dhe bërë pirg nga copëza Lego. Sistemi i quajtur Iridis-Pi, njësoj si superkompjuteri i Universitetit me të njëjtin emër. I gjithë operacioni kushtoi vetëm 4000$ për të ndërtuar atë sistem që përmban karta 16GB SD për secilin nga 64 kompjuterat.

Të gjitha së bashku, superkompjuteri ka 1TB hapsirë dhe 16 GB RAM, të gjitha të lidhura duke përdorur butona Ethernet të cilat nuk ishin përfshirë në çmimin e përgjithshëm. I gjithë sistemi punon me një soket 13 Amp. Cox tha se skuadra e tij ndërtoi softuerin e nevojshëm për superkompjuterin gjatë verës duke filluar me një imazh sistemi Debian Wheezy.

Nga aty, ata përdorën një version falas të Message Passing Interface bashkë me një kod të shkruar në Python duke përdorur Microsoft Visual Studio për të kryer veprime paralele.

Natyrisht, gjëja e parë që bënë pasi ndërtuan superkompjuterin ishte të kontrollonin vlerën e Pi, një test i parë natyral për çdo superkompjuter.

Cox publikoi një manual hap pas hapi se si të ndërtoni kompjuterin tuaj Raspberry Pi. Gjithsesi të shtënit në dorë 64 kompjutera Raspberry Pi mund të jetë shumë e vështirë duke konsideruar se sa të famshëm janë. (CIO Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>