Aplikacione

Universiteti i Strathclyde në Skoci ndër të parët në Europë me program Fintech

Jan 8 2017
0 Shpërndarje
Universiteti i Strathclyde në Skoci ndër të parët në Europë me program Fintech


Universiteti Strathclyde në Skoci lançoi ditën e sotme një sërë programesh master në Fintech dhe është kursi i parë fintech në Britani i cili vjen në mbështetje për transformimit dixhital të sektorit financiar në këtë vende.

Master Shkencor në fintech do tu ofrojë studentëve programim financiar, aftësi analitike dhe kuptim të thellë të gjitha të nevojshme për të ndihmuar firmat të përmirësojnë sigurinë dhe rrisin transaksionet.

Programi zgjat plot 12 muaj duke filluar nga Shtatori i 2017. Ky kurs do të kombinojë kurrikulën akademike me elementët inovativ dhe të sipërmarrjes. Analiza e të dhënave, metodat financiare, rregullatorët, aplikimet e blockchain do të jenë disa prej temave që do të mbulojë.

Ky master do të jetë i mundur me mbështetjen e pedagogëve të Financës dhe Kontabilitetit dhe Menaxhimit e Shkencës. Universiteti Strathclyde u emërua shkolla më e mirë e biznesit në Britani për 2016-tën.

Kjo lëvizje erdhi pas hulumtimeve se Fintech zotëron potencialin e 15,000 vendeve të reja të punës në këtë vend në 10 vitet e ardhshme. (CIO Albanian)

Tags >

Fintech
Lajmet e fundit>