Slider

Universiteti i Miçiganit do të hapë qytetin e improvizuar për të testuar makinat pa shofer

Jun 7 2014
0 Shpërndarje
Universiteti i Miçiganit do të hapë qytetin e improvizuar për të testuar makinat pa shofer

20150605_umich_tranformationUniversiteti i Miçiganit gjatë vjeshtës së këtij viti do të hapë dyert e Fabrikës së tij unike të Transformimit të Mobilitetit për të testuar makinat e automatizuara dhe që lidhen nëpërmjet lidhjes wireless (pa kabllo). Qendra e hulumtimit prej rreth 129 mijë metrash katrorë do t’iu ofrojë hulumtuesve nga ky universitet qasjen tek rrugët e automjeteve, që janë rrugë me katër shtigje, rrugë të qytetit me shenja dhe drita rrugore, rreth rrotullime dhe sipërfaqe të tjera të rrugëve. Për të qenë më reale, disa këmbësorë dhe disa biçikleta mekanike bëhen pjesë e tërësisë së një trafiku të improvizuar për të simuluar cilindo nga skenarët më të këqij. Dritat rrugore, për shembull, do të mund të programoheshin që të ndaleshin tërësisht dhe biçikletat do të mund të pritej që të kalonin papritmas mes dy makinave të parkuara.

Të gjitha këto veçori do të përdoren për të testuar, për t’u siguruar që çdo eventualitet do të kontrollohet për ta bërë këtë teknologji sa më të sigurt që të jetë e mundur. Hulumtimi fillimisht do të kryet me një Ford Fusion Hybrid si makinë testuese, por General Motors dhe Toyota po ashtu pritet të përfshihen në kuadër të këtyre testimeve. Stafi shpreson që kur të vijnë njohuritë nga fabrika, veturat do të jetë në gjendje që të debutojnë në Ann Arbor në vitin 2021. Qëllimet e tjera përfshijnë tre shpërndarës të më tepër se 20 mijë makinave të automatizuara përgjatë Miçiganit juglindor, të synuar për të vëzhguar se si njerëzit do të veprojnë në lidhje me veturat që shëtisin vetë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>