Menaxhim Projektesh

“Unified Patents” kërkon të luftojë oportunistët e patentave

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
“Unified Patents” kërkon të luftojë oportunistët e patentave

patenta“Unified Patents” është një kompani që sapo është krijuar nga Kevin Jakel, ish -shefi i Institutit të Pronës Intelektuale me qëllim përfshirjen e kompanive që sigurojnë patentat kryesore dhe më pas ngrejnë padi ose ngarkojnë tarifa ndaj firmave të tjera.

Kjo kompani ka besimin se do të jetë e suksesshme dhe fuqia e saj qëndron tek shifrat.

Momentalisht është në procesin e rekrutimit të sa më shumë kompanive për t’ju bashkuar kësaj organizate si dhe këtij qëllimi.

Deri tani kompanitë që janë regjistruar janë Google dhe kompania prodhuese e harduerëve për ruajtjen e të dhënave NetApp.

Kompani kërkon përfshirjen e organizatave të mëdha si dhe të kompanive të vogla duke qene se në shumicën e rasteve kompanitë e patentave detyrojnë firmat e vogla me mendimin se ato mund të gjenerojnë shumë shpejt të ardhura pa pasur frikën e humbjes.

Megjithatë në qoftë se këto firma të vogla do të kenë kompanitë e mëdha në krah atëherë kjo gjë do të ndryshojë.

Nga oportunistët e patentave të cilët sigurojnë patenta jo me qëllim prodhimin e një produkti, por thjesht sigurimin e përfitimit nëpërmjet gjobitjes të atyre firmave që mendohet se kanë cënuar të drejtat e patentës janë prekur si organizatat e mëdha po ashtu edhe ato të vogla.

Sipas Jakel, Unified Patents kërkon që të reduktojë numrin e kompanive që iu vihen pas firmave të vogla. Këtë do ta realizojë duke nxitur firmat e mëdha të blejnë patentat e vogla që kompanitë oportuniste përpiqen të shtojnë në portofolin e tyre.

Organizata gjithashtu do të informohet nga Zyra e Patentave dhe Markës në SHBA (USPTO) nëse patentat e paraqitura nga oportunistët janë të vlefshme ose jo.

Qëllimi final është rritja e rrezikut për këta oportunistë në bërjen e ofertave. (CIO Albanian)

Tags >

patenta
Lajmet e fundit>